3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Akuza të tjera për Mursin

Më të lexuarat

Një prokuror egjiptian tha se Presidenti Muhamed Mursi do të mbahet në paraburgim për katër ditë të tjera, deri në pritje të hetimeve. Deri tani ndaj tij ishin ngritur akuza për gjoja se “nxitje” të dhunës, por tani ai ngarkohet me akuzat për gjoja se “fyerje” të Gjyqësorit.

Një burim për Anadolu Agency tha se Mursi po përballet me këto akuza pasi gjatë një fjalimi në qershor ai tha se paneli i gjyqësorit kishte gjisht në manipulimin e zgjedhjeve jodemokratike të vitit 2005, ku autokrati Husni Mubarak rifitoi mandatin e tij.
Sipas burimit gjyqësor, Mursi ka refuzuar të përgjigjet ndaj akuzave, dhe as nuk ka pranuar ta nënshkruajë procesverbalin e hetimit.
Mursi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike i Egjiptit, nuk është parë në publik që nga rrëzimi i tij më 3 korrik nga ana e grusht shtetit ushtarak.
Akuzat e mëparshme për nxitje dhune dhe trazira, nuk janë raportuar të figurojnë në lëndën ndaj tij.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit