Jaser Arafat përkujtohet në përvjetorin e 13-të të vdekjes

Më të lexuarat

RAMALLAH (AA) – Ish-presidenti i Palestinës, Jaser Arafat, është përkujtuar me aktivitete të ndryshme me rastin e 13-të vjetorit të vdekjes së tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i njerëzve nga vende të ndryshme të Ramallahut kanë marshuar drejt vendit ku gjendet mauzoleu i Arafatit, duke valëvitur flamuj të Palestinës dhe duke bartur posterë të Arafatit dhe presidentit aktual Mahmud Abbas.

Duke folur në aktivitetin përkujtimor, zëvendëskryetari i Lëvizjes Fatah, Mahmud el-Alul, e cilësoi Arafatin si “lider të dalluar” dhe tha se ai është frymëzim për lëvizjet e lirisë në gjithë botën.

Alul tha se do të vazhdojnë të ecin drejt qëllimit për të krijuar një shtet palestinez të pavarur me kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Në ndërkohë, anëtari i Komitetit Qendror të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Nasir Kudve, tha se përgjegjës për vdekjen e Arafatit është Izraeli.

Edhe dy ditë më parë në një konferencë për media, Kudve ka theksuar se posedon prova të fuqishme, duke hedhur përgjegjësinë mbi Izraelin për vdekjen e Arafatit.

Ndryshe, Jaser Arafat, ish-presidenti i Palestinës dhe lideri i Organizatës për Çlirimin e Palestinës, ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare më 11 nëntor të vitit 2004 në Spitalin Ushtarak “Percy” në kryeqytetin e Francës, Paris.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit