-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dielli lufton alergjinë dhe ekzemën

Më të lexuarat

Ekspozimi i shtuar në rrezet e diellit mund ta ulë rrezikun e alergjisë në ushqime dhe ekzemave te fëmijët, tregojnë disa studime të fundit.

Kërkuesit nga Qendra Evropiane e Shëndetit Ambiental dhe Human, së bashku me disa institute australiane, kanë gjetur se fëmijët që jetojnë me më pak ekspozim në dritën e diellit janë në rrezik më të rritur për të zhvilluar alergji në ushqim dhe sëmundjen e lëkurës të njohur si ekzema, krahasuar me ata që kanë jetuar në zona ku ka më shumë rrezatim ultravjollcë.

Studiuesit thonë se ekspozimi në diell mund të luajë rol në alergjinë e ushqimit dhe ekzemat, të cilat janë gjithnjë në rritje, edhe pse ende nuk e kanë gjetur mënyrën se si kjo vepron.

Drita e diellit është e rëndësishme pasi kjo i ndihmon organizmit të krijojë vitaminën D në lëkurë. Përveç vitaminë D, studiuesit mendojnë se edhe temperatura e rritur si dhe efektet e rrezatimit në sëmundjet infektive, mund të ndikojnë që të ketë një ulje të shkallës së sëmundjeve në fjalë.

Por kujdes, edhe ekspozimi i tepruar në diell ka anët e veta negative, pasi rrit gjasat e prekjes nga kanceri në lëkurë. Zgjidhni të nxirrni në diell fëmijët në mëngjes ose pasditen e vonshme, kur rrezet nuk janë të fuqishme, dhe kurrsesi në kulmin e të nxehtit të mesditës./zhurnal/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit