1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kosovë, ne Gjilan per PD-në garon një kandidate me shami

Më të lexuarat

Zgjedhjet lokale që do të mbahen me 3 nëntor kanë sjellë shumë supriza sa u takon kandidatëve.

Një ndër kandidatet është edhe Labinota Murtezi, e cila do të sfidojë garuesit në Gjilan.

Kandidatja Labinota Murtezi ka falënderuar drejtuesit e PD-së, për besimin e dhënë, ndërsa, ka shtuar se do të angazhohet që t’i ofrojë qytetit dhe qytetarëve të Gjilanit atë që është më e mira. Gjithmonë, sipas saj, duke u thirrur në parimet bazë dhe virtytet e larta që ofron programi i PD-së.

Kryetari i PD-së njëkohësisht edhe Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka deklaruar se kandidatja për kryetare të Komunës së Gjilanit, e cila bartë edhe mbulesë, është shembulli më i mirë që Kosova është një shtet me potenciale të mëdha demokratike. Ai ka pohuar edhe njëherë se është e drejt kushtetuese që çdo person në Kosovë, të manifestojë bindjet e tij fetare.

“Unë jam tejet i kënaqur për këtë kandidaturë për shumë arsye, sepse, në këtë mënyrë Kosova e dëshmon se është një shtet me potenciale të mëdha demokratike. Është e drejt kushtetuese e çdo qytetari të vendit të kandidojë. Madje edhe për kryetare të shtetit dhe është e drejt kushtetuese që çdo njeri t’i manifestojë bindjet e tij fetare dhe në këtë aspekt nuk shoh asnjë problem”, ka pohuar Agani.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit