Kosova, tani më pjesë e IACEA-s si anëtare 2 vjecare, përmes Kadetëve Ajror të Kosovës ka dërguar dy ambasadorë të aviacionit, Veton Breznica në ShBA dhe Z. Gent Rizvanolli në Britani të Madhe për shkëmbimin e vitit 2013.
Gjatë këtyre ditëve, Vetoni dhe Genti kanë vizituar disa nga bazat e forcave ajrore dhe ushtarake, qendrat vendimmarrëse, qendrat e simulatorëve, shkollat e aviacionit më të rëndësishme në të dyja këto vende si:
Langley Air Force Base, Pentagon, Shtëpia e Bardhë, Patrulla Civil Ajrore Virginia Wing, Skuadronet: Nr. 88, Leesburg, Hanover, Southside, Fredericksburg, Newport News e Hampton Roads, Baza Ushtarake Fort Pickett, Instituti Ushtarak i Virgjinias etj. si dhe në Britani të Madhe: 10 Downing Street, Westminster Palace, RAF Shkolla Qendrore e Fluturimit në Syerston, Akademia e RAF në Cranwell, RAF Northolt etj.
Gjatë vitit 2013 në shkëmbimin e IACEA-së (International Air Cadet Exchange) kanë marrur pjesë mbi 500 aviatorë nga 21 shtete të botës
Komandantja e Kadetëve Ajror Dawn McCafferty RAFR dhe Gent Rizvanolli
në Akademinë e Forcës Ajrore Mbretërore Cranwell
Me 15-20 Shtator 2013 do të mbahet konferenca vjetore e IACEA-s nga Shoqata Aeronautike e Turqisë, ku do të mblidhen krerët e kadetëve ajrorë të 22 shteteve të botës. Ndër tjerash, në agjendë është edhe Kosova e cila pritet të ofroj planin konkret të shkëmbimit për vitin 2014 në Kosovë. Në rast se ky plan miratohet, Kosova vitin e ardhshëm do të mirëpres aviatorë nga disa vende të botës si SHBA-të, Britania e Madhe etj.
E gjithë kjo iniciativë ka për qëllim promovimin e vullnetit të mirë, bashkëpunimit dhe krijimit të miqësive ndërkombëtare përmes aviacionit, si dhe fillimin e fluturimeve e trajnimeve të kadetëve ajror në Kosovë në një të ardhme jo të largët.