2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dora e ndihmës së Turqisë është gjithmonë pranë popullit palestinez

Më të lexuarat

Fondacioni Humanitar Turk (IHH), me mbështetjen e bamirësve, shpërndau ndihma ushqimore për 500 familje në nevojë në Gazë dhe dhuroi veshje për 460 fëmijë.

Sipas deklaratës së bërë nga fondacioni, vazhdon kriza njerëzore në Rripin e Gazës që përballet me bllokadën ekonomike dhe politike të Izraelit që nga viti 2006.

IHH vazhdon punimet për dërgimin e ndihmave në këtë rajon dhe të shpërndajë ndihma për familjet në nevojë.

Zëvendëskryteari përgjegjës për Marrëdhëniet me Jashtë i IHH-së, Vahdettin Kajgan (Kaygan), i cili shprehu mendimin e tij në deklaratë, tha se në kuadër të projektit të veshjeve, kanë shpërndarë rroba për fëmijët.

Ai tha se këto ndihma bëhen që të ndjehet mirë populli i Gazës, që të lehtësohet barra e tyre duke mbajtur në këmbë shpirtin e vëllazërisë dhe për të mbështetur gjendjen e tyre ekonomike.

Kajgan tha se me ndihmën e bamirësve planifikojnë të vazhdojnë aktivitetet mbështetëse ndaj popullit të Gazës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit