2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si të hiqni ndryshkun nga pajisjet metalike…

Më të lexuarat

Nëse keni enë gatimi apo mjete të tjera të cilat janë prekur nga njolla ndryshku, ka një mënyrë se si mund ta zgjidhni lehtësisht këtë problem.

Nevojiten vetëm disa bustina çaji për ta bërë këtë. Përmbajtja e dobët e acidit tanik që ndodhet në bustinat e çajit mund të sulmojë ndryshkun, si dhe parandalon oksidimin e tyre të mëtejshëm.

Vendosni disa bustina çaji në një tenxhere duke bërë kështu një çaj shumë të fortë me to.

Çaji duhet të jetë i mjaftueshëm sa për të mbuluar pjesët e ndryshkura të pajisjeve që do të vendosni në të.

Largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak kohë. Hidheni atë në një kovë apo legen të madh dhe vendosni më pas pajisjet.

Lërini në të për disa orë rresht. Largojini që aty dhe përdorni një furçë të butë për të pastruar të gjitha pjesët e ndryshkut, i cili do të eleminohet pa shumë përpjekje.

Së fundmi, shpërlajini me ujë të bollshëm dhe thajini me një leckë tërësisht para përdorimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit