-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në Siri po shkatërrohet xhamitë më të vjetra dhe në përgjithësi trashëgimia kulturore

Më të lexuarat

Pos shkatërrimit më të madh, atë njerëzor në Siri lufta po shkatërron edhe trashëgiminë kulturore.

UNESCO ka paralajmëruar se trashëgimia e pasur kulturore e Sirisë është duke u shkatërruar nga lufta e vendit, e cila tashmë është në vitin e saj të tretë.

Luftimet kanë dëmtuar lokacione dhe ndërtesa historike në gjithë vendin, përfshirë Xhaminë Umayade në Halep, Xhaminë Halid ibn Velid dhe Halidya ne Homs dhe në mbarë vendin janë shkatërruar mbi 1000 xhami të tjera, përfshi elemente dhe objekte tjera te trashegimise kulturore. Shumë nga këto objekte janë të rëndësisë kulturo historike, disa prej tyre të futura nën “mbrojtjen” e UNESCO-s.

Bandat paramilitare dhe hajdute të regjimit shiit janë duke përfituar nga munesa e sigurisë për të plaçkitur lokacionet historike.

Shefja e organizatës UNESCO, Irina Bokova, u ka bërë thirrje palëve në Siri që të ndërmarrin masa për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme në “lokacione të çmuara të botës islamike”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit