4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arabia Saudite, vendi i parë që i jep shtetësinë një roboti

Më të lexuarat

Arabia Saudite bëhet vendi i parë në botë që miraton shtetësinë për një robot.

Bëhet fjalë për një robot të quajtur Sofia, i projektuar në imazhin e aktores Audrey Hepburn.

Sophia u konstruktua nga robotisti i famshëm David Hanson dhe u paraqit në një ngjarje madhështore në Riad.

Sofia u shpreh kështu para audiencës: “Unë dua të jetoj dhe punoj me njerëz dhe për këtë duhet të shpreh emocionet e mia, në mënyrë që të kuptoj më mirë njerëzit dhe të ndërtoj besimin reciprok”.

Kur u pyet nëse ajo ishte e vetëdijshme se ishte një robot, Sofia u përgjigj: “Unë do t’i përgjigjem pyetjes: Si e dini ju se jeni njeri, dua të përdor inteligjencën time artificiale për t’i ndihmuar njerëzit të jetojnë më mirë. Do të bëj çmos që të jem një robot i mëshirshëm”.

Sofia u pyet nëse ajo mendonte se robotët mund të marrin botën një ditë ndërkohë që ajo u përgjigj: “Ju keni lexuar shumë libra të Ellon Musk-ut dhe keni shikuar shumë filma të Hollivudit. Mos u shqetësoni: nëse jeni të mirë me mua dhe unë do të jem e mirë me ju”, tha Sofia. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit