3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Hetimet ndaj FETO-s në Turqi, arrestohet oficeri i lartë i forcave ajrore

Më të lexuarat

B.K ka qenë përgjegjës për zyrën e FETO-s në Shkollën e Lartë Profesionale në Izmir, para se të bëhej lider i oficerëve të FETO-s në Forcat Ajrore të Turqisë, post të cilin e ka mbajtur në periudhën 2008 -2016

STAMBOLL (AA) – Burime nga Policia e Stambollit bëjnë të ditur se kanë arrestuar të shtunën, të shumëkërkuarin, pjesëtar të organizatës terroriste FETO, me inicialet B.K, oficer i lartë në Forcat Ajrore Turke (FAT), me dyshimin se ka udhëhequr oficerët e FAT-së, që kanë pasur lidhje me organizatën e lartpërmendur terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).

“I dyshuari B.K, i njohur me nofkën Sami, akuzohet për tentativën për të ‘përmbysur Parlamentin e Turqisë, duke penguar punën e tij'”, thonë burimet policore të cilat kanë folur në kushte anonime.

Besohet se B.K ka qenë nën komandën e zyrtarit të lartë të FETO-s, Gurdal T, i arrestuar më 2 nëntor në Ankara, me akuzën se ka qenë lider i oficerëve të cilët FETO i ka infiltruar në Forcat Ajrore. B.K ka qenë përgjegjës për zyrën e FETO-s në Shkollën e Lartë Profesionale në Izmir, para se të bëhej lider i oficerëve të FETO-s në Forcat Ajrore të Turqisë, post të cilin e ka mbajtur në periudhën 2008 -2016, thonë burimet.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gylen, orkestruan tentativën e grushtit të shtetit vitin e kaluar, që martirizoi 250 persona dhe plagosi rreth 2.200 të tjerë. FETO gjithashtu qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ato të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit