-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arrihet marrëveshja, zhdoganohen maunet në Morinë

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i bizneseve të cilat kanë protestuar në pikën kufitare të Morinës, Hyzer Gashi, ka takuar Drejtorin e Doganave të Kosovës.

Lulëzim Rafuna, ku edhe është arritur marrëveshja që të veprohet në përputhje me dispozitat ligjore që janë në fuqi, dhe që nga arritja e marrëveshjes ka filluar zhdoganimi i mauneve të cilat janë grumbulluar në pikën kufitarë në Morinë.

Rafuna ka thënë se do të vazhdohet të veprohet në përputhje jo vetëm të kodit doganorë, por edhe të ligjeve të tjera në fuqi që zbaton Dogana e Kosovës.

“U ra dakord që të gjithë ata që i kanë autorizimet për procedurat të thjeshtësuara, valide, do të vazhdojnë sipas autorizimeve që kanë pasur, të gjithë ata të cilëve u kanë skaduar afatet ose i kanë të anuluar të aplikojnë sipas dispozitave ligjore të kodit të doganave dhe akcizës. Dogana do t’i shqyrtojë të gjitha ato kërkesa për autorizime se a i plotësojnë kushtet sipas kodit. Në rast se i plotësojnë kushtet do të autorizohen në rast se nuk i plotësojnë kushtet, do të procedohet sipas dispozitave ligjore të mëtejshme, mirëpo ne u pajtuam që malli të fillojë të zhdoganohet”, ka thënë Rafuna.

Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i bizneseve, Hysen Gashi, duke thënë se procedurat e thjeshtuara që kanë qenë në fuqi të zgjasin deri në afatin ligjor, kurse atyre që u kanë skaduar, duhet t’u nënshtrohen riformulimit ose rivlerësimit me kërkesat e tyre.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit