0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Mulla Omer Hyseni 1894 -1970

Më të lexuarat

Nga: Sadedin Gubetini

Shkruajmë për një personalitet atdhetar dhe pak të ndriçuar në literaturën tonë, është fjala për hoxhën, atdhetarin, mësuesin, dhe ligjëruesin e shquar Omer Hyseni i linduar në vitin 1894 në Margëllëç të Janinës. Shkollën fillore (Iptida) dhe të mesmën (Rushdije) e kreu në Janinë.

Gjatë luftës së parë Ballkanike luftoj me shumë marglliçot kundër ushtrisë greke deri sa ra Janina. Pas pushtimit të Çamërisë Hoxhë Omeri shërbeu si ligjërues në xhami duke dhënë edhe mësim në gjuhën shqipe, fshehurazi nga grekët. Ai ua mësonte alfabetin fshehurazi fëmijëve në shqip, por horofillaqia greke shpesh e pengonin. Hoxha Omer rezistonte dhe nuk ndalej me aktivitetet e tija dhe më pas bëhet edhe Myfti i Margëllëçit.

Aty u shërbente popullatës deri në vitin 1944 kur nisën masakrat greke dhe u detyruan të ikur në Shqipëri. Gjithashtu edhe në Shqipëri u përball me pengesa me ardhjen e sistemit monist.

Me ardhjen e sistemit komunist, komunistët nisin persekutimin dhe ndalimin e fesë dhe në vitin 1967 mbas shumë vështirësive në mënyrë publike pushteti ja hoqi uniformën (xhyben) dhe çallmën për ta denigruar. Denigrimi dhe shtypja shkoi deri aty sa edhe i detyroi ta hjekin edhe mjekren. Ajo që më së shumti u dëmtua hoxha, por sigurisht edhe gjithë ne është se iu morr dhe iu asgjësua e gjithë literatura që me aq mundim dhe sakrificë e ka sjellë me vete nga Çamëria gjatë dëbimit.

Jetën ia kushtoj rrugës së Zotit duke shërbyer për çamët në vështirësi, jeta e tij u bë më e vëstirë pas ndalimit të praktikimit të fesë në mënyrë të egër nga shteti shqiptar.

Ai vdiq ne vitin 1970 duke mos arritur ta shoh dritën e lirimit të fesë në Shqipëri.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me mirësitë e Tij për kontributin e madh që dha për popullin shqiptar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit