Numri i fëmijëve të shpërngulur nga Siria për shkak të luftimeve ka mbërritur në një milionë, një shifër e turpshme kjo për Agjensitë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR dhe UNICEF.
2 milione te tjere, sipas tyre, jane zhvendosur brenda vendit. Konflikti ne Siri ka marre deri tani 100.000 jete njerezish sipas pohimeve te sekretarit te pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban ki Moon. Te rinjte ne kete vend po humbasin shtepite, familjet, te ardhmen e tyre, u shpreh komisioneri i larte i OKB-se per refugjatet, Antonio Guterres. Edhe pasi kalojne kufirit drejt sigurise, ata jane te traumatizuar, te brengosur e te deshperuar per shprese, shton ai.
“Im vella u vra dhe ime moter eshte plagosur ne koke, ne fillim nuk arritem ta merrnim me vete. Por me ne fund, mundem ta transportojme me nje ambulance. Morem edhe vellain, e varrosem ketu. do te deshiroja shume qe nje dite te kthehemi ne shtepi”, thotë Ahmet 14-vjecar nga Dera’a.
“Gjithe cfare dua eshte te kthehemi ne Siri, te jetojme ne paqe dhe une te kthehem perseri ne shkolle. Dua te luaj me shoket e mi te vjeter, ashtu si me pare. Dua qe gjerat te kthehen ashtu sic ishin”, shprehet Ibrahimi 9-vjecar.
Shumica e te miturve kane mberritur ne Liban, Jordani, Turqi, Irak dhe Egjipt, ndersa nje numer gjithmone e me i madh sirianesh po largohen drejt Afrikes se Veriut dhe Europes.
Shqetesimet e dy agjensive qe me veshtiresi arrijne te permbushin nevojat e te shperngulurve kur apelet e saj per ndihme nuk jane financuar vecse ne masen 40%, vijne pak dite nga sulmet kimike ne periferi te Damaskut qe moren gati 1.300 jete njerezish. Shumica e viktimave ishin gra e femije./tch/kohaislame