-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në cilat vende të botës kanceri vret më shumë?

Më të lexuarat

Në Perëndim, numri i të prekurve nga sëmundja nuk është i lartë, ndërsa në pjesën tjetër të botës, kanceri vazhdon të marrë shumë jetë

Para dyzet vitesh, qeveria e Shteteve të Bashkuara i shpalli luftë kancerit, duke deklaruar rritje të financimeve për studimet e mëtejshme dhe duke besuar në koordinimin e Institutit Kombëtar të Kancerit (IKK).

Njëzet vitet e para, progresi ishte i ngadaltë, por që në fillim të ‘90-s përsosja e testeve për tumorin në prostatë, në gjoks dhe zorrën e trashë bënë të mundur nxjerrjen në kohë të diagnozave dhe si pasojë, shtimin e mundësive të mbijetesës.

Statistikat e fundit të Institutit Kombëtar të Kancerit tregojnë se në SHBA, vdekshmëria për 14 nga 19 format më të rrezikshme të kancerit është ulur nga viti 2003 në 2007-n. Edhe në Europë, vdekshmëria nga kjo sëmundje ka qenë më e ulët gjatë viteve 1998-2005. Statistika të tjera nuk janë dhe aq ngushëlluese.

Tumoret për të cilat nuk ka ende analiza të besueshme për diagnozën e parakohshme ose kura efikase, siç janë tumori i pankreasit dhe i mitrës, vazhdojnë të kenë vdekshmëri të lartë. Për kancerin në pankreas, mundësia e mbijetesës është maksimalisht pesë vjet, 6%, në krahasim me 90% a më shumë të disa formave të kancerit në gji dhe prostatë.

Zëvendëspresidenti i Institutit Kombëtar të Kancerit, James Doroshow, thekson se rezultati i një lloji të veçantë kanceri mund të ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, si mënyra e rritjes së tumorit, ose gatishmëria për gjetjen e indeve të sëmura. Nga të dhënat amerikane rezulton se një e treta e vdekjeve nga kanceri vazhdon të jetë e lidhur me duhanin, edhe pse në Shtetet e Bashkuara, numri i duhanpirësve vazhdon të ulet (edhe ata që nuk pinë duhanin janë të rrezikuar nga tymi).

Si në Amerikë, ashtu edhe në Europë, vdekshmëria nga kanceri i mushkërive është në rënie: te meshkujt, prirja është e dukshme prej vitesh, ndërkohë që për herë të parë, në SHBA, është regjistruar ulje e vdekshmërisë edhe te femrat. Me 1,4 milionë të vdekur të regjistruar çdo vit në botë, kanceri në mushkëri mbetet forma më e rrezikshme e tumorit.

Në vitet pasardhëse, bën të ditur David Forman nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin, rritja dhe plakja e popullsisë do të sjellin shtim të rasteve, ndikuar edhe nga faktorët, të cilët lidhen me mirëqenien, siç janë ndryshimet e mënyrës së të ushqyerit dhe mungesa e ushtrimeve fizike. Së fundmi, OKB-ja mbajti një konferencë për tumorin dhe sëmundjet jo të transmetueshme. “Aktualisht kemi mundësi për të parandaluar shumë vdekje”, përfundon Forman. “Për momentin, kemi nevojë për burimet që t’i vënë në praktikë”.

Fëmijët që mund të mjekohen

Në raportin e “Save the Children” për vdekshmërinë foshnjore në botë, thuhet se sëmundjet që vrasin janë ato të cilat mund të shmangen. Çdo vit, në botë, vdesin 8,1 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare.

Pjesa më e madhe e tyre (70%) është më pak se një vjeç; 40% nuk arrin të mbushë një muaj. Shkaku i vdekjes janë pothuajse gjithmonë patologjitë e kurueshme ose parandaluese (banale, do të thoshin banorët e vendeve të pasura): komplikimet para dhe pas lindjes (23%), pneumoni (18%), malarie (16%) diarre (15%). Sëmundje që shpeshherë rëndohen nga kequshqyerja dhe që prekin 195 milionë fëmijë në botë. Ky është edhe shkaku i vdekjeve foshnjore në një të tretën e rasteve.

Fenomeni është përqendruar kryesisht në dy zona gjeografike: Afrikën Subsahariane (49% e vdekjeve) dhe Azinë Jugore (33% e vdekjeve), ku përkatësisht vdesin para moshës pesëvjeçare, një në tetë fëmijë dhe një në pesëmbëdhjetë fëmijë.

Saktësisht shtetet më të prekura janë India, Nigeria, Republika Demokratike e Kongos, Pakistani dhe Kina. Megjithatë, të dhënave të tanishme nuk u janë shtuar tragjeditë e fundit që e kanë rënduar situatën në mënyrë dramatike, siç është zia e bukës, e cila preku Bririn e Afrikën, apo përmbytjet në Pakistan.

Arsyeja e një vdekshmërie foshnjore kaq të lartë është mungesa e punonjësve të shëndetësisë. Mjekë, infermierë, gjinekologë, ose edhe vetëm punonjës shëndetësie të komunitetit, duke mos qenë profesionistë mund të shkaktojnë shumë prej atyre vdekjeve, duke ndihmuar në lindje, duke bërë vaksina, apo duke dhënë mjekimet e nevojshme.

Është vlerësuar se minimalisht, për një ndihmë shëndetësore sado të vogël, nevojiten të paktën 23 punonjës shëndetësie çdo 10 mijë persona. Por në botë, 61 vende, 41 prej të cilave në Afrikë, as nuk bëhet fjalë që të ketë një numër të madh punonjësish shëndetësorë. “350 milionë fëmijë në botë nuk do të shohin kurrë një punonjës shëndetësor gjatë jetës së tyre”, shkruhet në raportin e “Save the Children”.

Në Afrikë punojnë më pak se 3 për qind e mjekëve, infermierëve dhe gjinekologëve të së gjithë botës: Somalia, për shembull ka 2 punonjës shëndetësorë në çdo 10 mijë banorë, Etiopia 3. Jo më kot janë ndër vendet më të prekura nga vdekshmëria foshnjore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit