10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ndarja mes dy gjinive në arsim – mes shkencës islame dhe studimeve humane

Më të lexuarat

“ARSIM MË I MIRË PA PËRZIERJE” Ky është një konspekt i shumë prej studimeve dhe hulumtimeve njerëzore i kryer nga një numër i madh hulumtuesish në Evropë dhe Kombet e Bashkuara. Këto studime kanë vërtetuar se mundësitë psikike të nxënësit apo nxënëses në një dhomë studimi të përzier ndikon negativisht, derisa disa nga këto studime kanë paraqitur se nxënëset japin rezultate më të mira në një program akademik në një mes femëror (të ndarë nga meshkujt). Këtë e vërtetojnë disa statistika – në studimin për revistën (Newsweek) amerikane – se kur nxënësit të një gjinie janë larg nga gjinia tjetër realizohet përparimi i dijes, e gjatë studimit lidhur me arsimin e përzier, vërehet se nxënëset dështojnë në realizimin e përparimit në fushën e matematikës, fizikës, kimisë, teknologjisë dhe shkencat kompjuterike, e këtë realitet në studimin analitik e vërteton edhe administrata e arsimit në rajonin (New Hampshire) amerikan.

 

Këtë na e jep Organizata amerikane për përkrahjen e arsimimit global pa përzierje mes dy gjinive, studim i udhëhequr nga universiteti i Michigan-it në disa shkolla katolike speciale, të përziera dhe jo të përziera. Ky studim bën të ditur se nxënësit në shkollat jo të përziera kanë qenë më të mirë në aspektin e shkrimit dhe gjuhës. Këtë e vërteton edhe hulumtuesi Peter Buns, studiues në lëmin e pedagogjisë, se pas studimeve të shumta të tij ka konstatuar se nxënëset ia kalojnë nxënësve në shkollën fillore (të pa përzier) në shumë lëmi, e ndërkohë në klasat e përziera përparimi i kësaj mundësie zbret, derisa vajzat janë të preokupuar në vërtetimin pjekurisë së tyre të hershme dhe realizimin e gjinisë së tyre femërore para gjinisë tjetër. Gjithashtu këtë e vërteton Michael Fitz – hulumtues në qendrën kombëtare për hulumtimet akademike dhe ish këshilltar i ministrit të Rinisë dhe Sporteve në Francë – se adoleshentët në klasa të përziera, tekstet i lexojnë me vështirësi. Ai, duke dëshiruar arsimim jo të përzier, thekson: “Ndarja mes mashkullit dhe femrës në arsim jep raste të mëdha për nxënësit për të shprehur mundësit e tyre personale, për këtë kërkojmë që të aplikohet ky sistem, pra jo të përzier, për të arritur rezultate më të mira arsimore”. Po ashtu hulumtuesja Carlos Schuster eksperte gjermane në lëmin e edukatës – përmend se njësimi i një lloji të gjinisë në shkolla – meshkujt në shkollën e meshkujve dhe femrat në shkollën e femrave – dërgon në një ngritje shpirtërore kompetente mes nxënësve, kurse përzierja e eliminon këtë mundësi.

 

 

Sikurse paraqet studimi i kryer nga Prokura edukative amerikane, vajzat amerikane në klasat e përziera goditen me trazira dhe depresione dhe nga mendimi i vetëvrasjes! Në shkollat shtetërore një vajzë në tre, në moshën dymbëdhjetë vjeçare goditet me trazira, tjetra me depresion dhe bëhet viktimë e simptomave të zeza, d.m.th: trazira, depresioni e godet çdo dy të tretën e vajzave në arsim ku janë të përzier. Dhe për këtë hulumtim për zgjidhjen e këtyre sëmundjeve psikike, trazira, depresioni dhe të menduarit në vetëvrasje, hulumtimet dhe studimet kanë qenë të njëpasnjëshme, ku Break dhe Willie kryen një studim me financim nga universitetet e Chicago-s dhe Michigan-it me mbi 2500 studentë, pastaj u krye provimi i tyre në një mënyrë të rastësishme për t’i arsimuar ato në klasa të ngjashme dhe të izoluara nga nxënësit.

 

Rezultati vjetor vërteton se nxënëset arrijnë rezultate më të mira në një ambient të ndarë nga meshkujt dhe ato kanë qenë të vazhdueshëm në arritjen akademike të shkëlqyer edhe periudhën universitare. Ato kanë qenë më të pjekura dhe më të mundur për bashkëpunim në një ambient akademik (të përzier) gjatë viteve të universitetit pa ndonjë problem psikik, po ashtu kanë qenë të mundur me lehtësi të arrijnë funksione më të mira dhe të larta pas kryerjes së universitetit.

 

“Perëndimi” fillon në ndalimin e përzierjes :

 

Shkolla e mesme Sheffield në Britani filloi me sistemimin e mos përzierjes së dy gjinive që nga viti 1994 ku rezultati i saj ka qenë efektiv, i vazhdueshëm në rezultatet e provimeve te dy gjinitë. Në gjuhën arabe është ngritur numri i nxënësve që kanë arritur rezultate të shkëlqyera dhe shumë mirë në provimet e mesme të vitit me përqindje 26% ku është ngritur numri i atyre që kanë njohur rritje me këtë rezultat me përqindje 22%. Për shkak të këtyre rezultateve, nga shumë studime dhe hulumtime të dirigjuara, administrata kryesore amerikane (Bushi, i biri) shpalli përkrahjen e këtij projekti për ndarjen e dy gjinive në shkollat e përgjithshme duke nxjerrë shpallje për këtë projekt me 8 maj 2003 në incizimin federal (gazeta zyrtare amerikane). Po ashtu në gazetën zyrtare thuhet se ministri i edukatës ka për qëllim të jep një propozim për ndryshimin e sistemeve praktike dhe synon për zgjerimin e një hapësire të nxituar për edukatorët për të bërë një rend në shkolla pa përzierje. Po ashtu pason gazeta me fjalët: “synimi i kësaj procedure është zgjerimi i mekanizmave të reja e me vlerë për t’i ndihmuar nxënësit nga dështimi i tyre në studim dhe realizimin i rezultateve më të mira”. Po ashtu këtë e sqaroi vetë përgjegjësia e madhe në Shtëpinë e Bardhë, që në shkollat fillore dhe të mesme të bëhet ndarja mes dy gjinive ku do t’u jepet financim që do t’i tejkalojë shkollat që do të mbeten në sistemin e përzier mes dy gjinive.

 

Shkenca islame ka qenë para këtyre studimeve :

 

Ligji i Allahut e pengoi këtë lidhshmëri mes dy gjinive, mes nxënësit dhe nxënëses në arsim, për të realizuar qëllimin e arsimimit dhe për t’u larguar nga këto probleme dhe dëmet e mëdha të përzierjes të cilën e vërtetojnë studimet humane bashkëkohore të lartpërmendura. Po ashtu, në vijim janë edhe tekstet Kur’anore dhe hadithet e Pejgamberit për ndalimin e përzierjes dhe faktorët e saj:
1-Mbulesa e gruas : Allahu thotë: “E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre” . (Ahzab:53) Ajeti Kur’anor aludon se mbulimi i gruas dhe mos përzierja është esenciale, sidomos gjatë arsimimit.
2-Urdhri për uljen e shikimit: Allahu i urdhëron burrat dhe gratë që ta ulin shikimin nga njëri tjetri: “Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta.Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, baballarëve të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. Nur: 30 – 31

Është vërtetuar nga Xherir b. Abdullah radijAllahu anhu se ka thënë: “E kam pyetur Muhamedin alejhi salatu ue selam për shikimin e rastësishëm e ai më urdhëroi ta largoj shikimin” Po ashtu është transmetuar nga Aliu radijAllahu anhu, se Muhamedi alejhi salatu ue selam ka thënë: “O Ali, mos përsërit shikimin, shikimi i parë është i yti,por i dyti jo.” Në këtë kontekst ekzistojnë edhe disa hadithe, gjithashtu ndalohet për burrat të ulen nëpër rrugë, përpos me kushte e prej atyre kushteve është dhe ulja e shikimit. Në hadithin Ebu Seid elHudri radiAllahu anhu tregohet se Muhamedi alejhi salatu ue selam thotë: “Mos u uluni nëpër rrugë”, thanë: O i dërguari i Allahut ! Çka bëjmë nëse e kemi me patjetër të bisedojmë në rrugë? – Tha: Nëse e keni me patjetër atëherë dijeni se rruga ka obligimet e saja, Thanë: Cilat janë obligimet e saja?, – Tha:“Ulja e shikimit, të mos dëmtohet asnjëri, kthimi i selamit dhe të urdhëruarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja.”

 

3-Hadithi: Gruaja është avret (pjesë e turpshme)

Transmeton Ibën Huzejme hadithin e Ibën Mesudit radijAllahu anhu se Resulullahi paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të thotë: “Gruaja është avret e nëse del jashtë, atë e vështron shejtani”. El-Munavi thotë: “do të të thotë: Ngrije shikimin nga ajo për ta devijuar atë apo për të devijuar dikë tjetër me atë, për ta hedhë njërin prej tyre ose të dytë në fitne, ose qëllimi i saj është: shejtani nga njerëzit, do të thotë: Përkrahësit e mëkateve nëse e shikojnë, ndihen të grishur në shikimin e saj, pra vështrimi është vepra e tyre, mirëpo i është mbështetur shejtanit ngase zemrat e tyre janë mbushur me mëkate dhe vepruan atë që vepruan me devijimin dhe mashtrimin e tij

 

4-Ajeti Kur’anor: “ Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj  si shfaqej në injorancën e hershme . . . ” . (A h z a b : 3 3)

 

Allahu subhanehu ve teala i urdhëron që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pastaj i ndalon të dalin jo të mbuluara, pastaj me qëndrimin e tyre në shtëpi i ndalon burrat e huaj që të futen te ato. Muhamedi alejhi salatu ue selam thotë: “Mos u futni te gratë”, e kur është pyetur për vëllain e burrit? Tha: Vëllai i burrit është vdekje. Kjo aludon se të urdhëruarit për qëndrim në shtëpi nuk është për gratë e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, në veçanti.

 

5-Të ndaluarit nga vetmia me gruan e huaj:

 

Ibën Abbasi radijAllahuma anhu rrëfen se Muhamedi alejhi salatu ue selam thotë: “Mos të vetmohet dikush nga jush me një grua, përveç nëse me atë grua është i pranishëm edhe ndonjë mahrem” (ndonjëri me të cilin i ndalohet martesa). Hadithi i xhabirit radijAllahu anhu: “Kush e beson Allahun dhe ditën e gjykimit mos të vetmohet me gruan nëse nuk është mahrem i saj, ngase shejtani është i treti”.

 

6-Ndalimi nga prekja e gruas së huaj:

Nga Ma’kil b. Jesar radijAllahu anhu tregohet se Pejgamberi alejhi salatu ue selam thotë: “Të krehë ndonjëri prej jush kokën me krehër të hekurit është më mirë sesa të prekë gruan e cila nuk i lejohet”. Ky hadith i pejgamberit salallahu alejhi ue selem, prej të cilit shumë thirrës (hoxhallarë) turpërohen ta përmendin – e vërteton e vërteta akademike të cilën e shpalli dr. Alexis Caril ku thotë: “Kur fillon të lëvizë instinkti homogjen te njeriu jep një materie e cila futet në gjak dhe e sjell në trurin e tij pastaj ajo deponohet dhe kështu njeriu nuk ka mundësi të mendojë me pastërti”. Dëmet e prekjes së gruas së huaj për trurin e njeriut është më e dëmshme se të krihet me krehër të hekurit, ashtu si na ka lajmëruar Muhamedi paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të para më shumë se njëmijë viteve. Ja pra, kështu shfaqet dukuria e mrekullisë në shkencën islame, e cila e vendoi këtë sistem edukativ dhe të cilën e vërtetuan studimet bashkëkohore ku muri i saj në mbrojtjen e organizatave arsimore është prej problemeve më të mëdha dhe të përhapura nëpër organizata arsimore, e cila e aplikon politikën e përzierjes së hapur mes dy gjinive, e organizatat edukative arsimore u mbrojtën prej problemeve: ulja e standardit të inteligjencës, mundësitë mentale, dobësia në arritje, rritja e trazirave etj.

 

Është e vërtet ku Allahu thotë: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri sa t’u bëhet e qartë se ai (Kur’ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” Fusilet: 53

 

Përktheu: Bedri LIKA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit