-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si të arrihet dashuria e njerëzve?

Më të lexuarat

Shumë njerëz vrapojnë që njerëzit t’i duan, por shumë prej tyre i marrin mënyrat e gabueshme për ta përfituar dashurinë tyre. Andaj, dijetari i njohur Mustafa Sibai, i bije disa çelësa për ta përfituar zemrën e njerëzve të duhur me mënyra të duhura. Ai thotë:

Dashurinë e një njeriu të mençur mund ta arrish vetëm përmes maturisë.

Dashurinë e një dijetari mund ta arrish vetëm me zell dhe këmbëngulje.

Dashurinë e një të marri mund ta arrish vetëm përmes lajkave.

Dashurinë e një koprraci mund ta arrish vetëm përmes mospranimi të vet.

Dashurinë e një udhëheqësi mund ta arrish vetëm përmes dëgjueshmërisë.

Dashurinë e një shtypësi mund ta arrish vetëm përmes vetëposhtërimit.

Dashurinë e një gruaje mund ta arrish vetëm përmes shpenzimit.

Dashurinë e një poeti mund ta arrish vetëm përmes mahnitjes.

Dashurinë e një shakaxhiu mund ta arrish vetëm përmes buzëqeshjes.

Dashurinë e një të shtiruri mund ta arrish vetëm përmes lavdërimit.

Dashurinë e një të devotshmi mund ta arrish vetëm përmes përqendrimit në rrugë të drejtë.

Dashurinë e një guximtari mund ta arrish vetëm përmes guximit.

Dashuria e një bamirësi mund ta arrish vetëm përmes sakrificës.

Dashurinë e një llafazani mund ta arrish vetëm përmes vëmendjes.

Dashurinë e një të pasuri mund ta arrish vetëm përmes rënkimit dhe kapardisjes për shkak të pasurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit