BERLIN (AA) – Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder, deklaroi se Bashkimi Evropian (BE) duhet të parandalojë Rusinë dhe Turqinë që të kthehen drejt Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Schroder qëndroi në qytetin gjerman Monchengladbah, ndërsa me këtë rast u përqendrua në marrëdhëniet e BE-së me Rusinë dhe Turqinë. Ai theksoi se BE-ja dëshiron të vendos marrëdhënie të mira me këto dy vende.
Siç tha ai, në lindje të Evropës nuk do të mund të vendoset stabiliteti pa bashkëpunimin me Rusinë dhe Turqinë. “Doemos duhet marrë parasysh se Rusia dhe Turqia përveç BE-së kanë edhe alternative tjera”, konsideron Schroder.
Ai theksoi se Rusia dhe Turqia mund të kthejnë drejtimin e tyre drejt Azisë, dhe detyrë e BE-së është që të parandalojë që këto dy vende të kthehen drejt Kinës.
Në këtë kontekst, Schroder theksoi se është me rëndësi të madhe që BE-ja të ketë marrëdhënie të forta dhe cilësore me Rusinë dhe Turqinë, dhe për këtë sipas tij duhet më shumë besim.