9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Allahu ka krijuar tri vendbanime

Më të lexuarat

1-Vendbanim i veçantë për të mirët, i cili është i ndaluar për të këqijtë. Ai do të mbledhë të gjithë të mirët dhe të gjitha mirësitë. Ky vendbanim është Xheneti.
2-Vendbanim i veçantë për të këqijtë dhe të këqijat, ku do të futen vetëm të këqijtë. Ky vend është Xhehenemi.
3-Vend ku përzihet e mira me të keqen, ku ka edhe të mirë, edhe të këqij. Ky vend është dynjaja. Për shkak të kësaj përzierjeje, ndodhin sprovat dhe vështirësitë. Megjithatë, kjo ka ndodhur në bazë të Urtësisë Hyjnore. Kur të vijë Dita e Kthimit të krijesave, Allahu do t’i ndajë të mirët nga të këqijtë, duke i vendosur të mirët më vete, në vendqëndrim të veçantë për ta, ku s’do të ketë të tjerë veç tyre. Edhe të këqijtë do t’i vendosë në një vend të veçantë për ta, ku s`do të ketë të tjerë veç tyre. Pra, përfundimi do të jetë vetëm në dy vende: Xheneti – banesa e të mirëve, dhe Xhehenemi – banesa e të këqijve.
Allahu përgatiti për veprat e dy grupeve shpërblimet dhe dënimet. Ai bëri të mundur që fjalët, veprat dhe moralet e mira të xhenetlinjve të jenë vetë begatia dhe ëmbëlsia e tyre. Ai i bëri veprat dhe moralet e mira faktorët më të plotë të begatisë e të lumturisë së tyre.

Allahu gjithashtu bëri që vetë fjalët, veprat dhe moralet e këqija të grupit të dytë t’u japin mundime e dhembje atyre. Ai i bëri që veprat dhe moralet e këqija të jenë faktorët më të mëdhenj të dënimit dhe të dhembjes që do të vuajnë të këqijtë.

Të gjitha këto Allahu i bën me urtësi të përkryer, krenari të lartë, madhështore, të pamposhtur, për t’u treguar robërve përkryerjen e zotërimit të Tij! T`u tregojë atyre përsosjen e urtësisë, diturisë, drejtësisë dhe mëshirës së Tij!

“Zadul Mead” Ibn Kajim, Allahu e mëshiroftë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit