Sipas rregullave drejtshkrimore, shkruhet “Kurani” dhe jo “Kur’ani”, shkruhet “kuranore” dhe jo “kur’anore”, shkruhet “Mithat” dhe jo si dikur “Mit’hat”!
Kur vë apostrofin, je duke treguar se ka ra një -ë aty. Kur shkruan “Kur’ani” je duke thënë se trajta e parë (origjinale) qenka “Kurëani” e trajta më e shkurtuar “Kur’ani”, gjë që nuk qëndron e as e ke për qëllim.
Për shkrimin drejt të fjalës “Kuran” duhet të motivohemi edhe nga besimi e respekti ndaj këtij Libri.
/Ilmi Rexhepi/