4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Pesë vitamina të rëndësishme për femrat

Më të lexuarat

Në ditët e sotme femrat janë të vetëdijshme për rëndësinë e një diete të shëndetshme që përmban një kombinim të duhur të vitaminave dhe mineraleve që nevojiten për të ruajtur shëndetin e tyre të mirë dhe për të zvogëluar rrezikun e problemeve shëndetësore që lidhen me moshën dhe femrat janë më të ndjeshme ndaj tyre.

Vitaminat më të nevojshme për femrat janë renditur më poshtë kështu që sigurohuni që të përqëndroni dietën tuaj në ushqime që përmbajnë këto vitamina.

1 – Vitamina A

Femrat e të gjitha moshave kanë nevojë për vitaminë A sepse përmbajnë antioksidantë dhe ndihmon në rritjen e imunitetit, forcimin e kockave dhe të dhëmbëve, riparimin e indeve të buta dhe membranave të mukozës si dhe përmirësimin e vizionit, ngadalësimin e shenjave të plakjes dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kronike.

2- Vitamina B2

Vitamina B2 është e nevojshme për procesin e metabolizmit, gjithashtu ndihmon në rritjen e niveleve të energjisë, procesin normal të rritjes, parandalimin e mpiksjes në krahë dhe këmbë, parandalimin e ankthit dhe stresit.

3- Vitamina B6

Kjo vitaminë është thelbësore për të mbajtur një sistem imun të shëndetshëm, por gjithashtu ndihmon trupin të prodhojë hormone të caktuara që zvogëlojnë rrezikun e depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe humbjes së kujtesës.

4- Vitamina B9

Vitamina B9 ose e njohur gjithashtu si Acidi folik është thelbësor për çdo grua, sepse parandalon sëmundjet e zemrës, kancerin, humbjen e kujtesës, sëmundjet e Alzheimerit, depresionin, presionin e lartë të gjakut dhe është veçanërisht e rëndësishme për gratë shtatzëna sepse parandalon defektet e lindjes në fetus.

5-Vitamina C

Vitamina C njihet si përforcues i imunitetit, ndihmon në procesin e riparimit natyror në qeliza, zvogëlon rrezikun e llojeve të caktuara të kancerit, përshpejton procesin e shërimit dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në formimin e qelizave të kuqe të gjakut./psikologjia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit