-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Forumi Musliman i Shqipërisë rrëzon padinë e dy shoqatave ndaj Xhamisë së Namazgjasë

Më të lexuarat

Forumi Musliman i Shqipërisë mori pjesë në gjyqin e hapur nga dy shoqata ambientaliste për pezullimin e punimeve në Xhaminë e Namazgjasë, si palë e interesuar për mbrojtjen e vendimit të marrë nga KRTRSH. Paditësit ishin Instituti i Çështjeve Kombëtare INA, dhe Shoqata për një Zhvillim të qëndrueshëm e racional, të përfaqësuar nga Kastriot Frashëri.

Këto dy shoqata kërkonin “shfuqizimin e vendimit nr. 2 dat 29.05.2013 të KRT-së për miratimin e dhënies së lejes zhvillimore komplekse për xhaminë e Namazgjasë në kundërshtim me procedurat e parashikuara nga ligji. Marrjen e masës së përkohshme për sigurimin e padisë. Të urdhëroje ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zaptimin e trotuareve publike nga subjektet e tyre të ndërtimit në kufij me këtë pronë, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sepse vazhdimi i mëtejshëm i punimeve do të bëjë të pamundur ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga kjo gjykatë.” Në këtë proces FMSH u përfaqësua nga Avokat Roland ISLAMI, dhe juristi z. Florian BEQARAJ. Avokatët i kërkuan gjykatësit të çështjes z. Asim Vokshi rrëzimin e padisë së këtyre dy shoqatave si të pabazuar në ligj dhe në prova, po ashtu edhe kërkuan gjobitjen e tyre për prova të rreme e mashtrim. Në mbarim të administrimit të provave gjykatësi Asim Vokshi rrëzoi padinë e ngritur nga të dy shoqatat si të pabazuar ligjërisht. Ndërsa në mbarim të procesit të dy përfaqësuesit e shoqatave morën qëndrime të patolerueshme islamofobike kundrejt Bashkësisë Muslimane Shqiptare me deklaratat e dhëna për shtyp. Sekretari i FMSH-së Roald Hysa shprehu kënaqësinë ndaj këtij vendimi të gjykatësit dhe deklaroi që FMSH do ta ndjek në vazhdim dhe me shumë vëmendje të gjithë këtë proces./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit