Katrin Ashton, e cila ishte për një vizitë disa ditore në Egjipt, për shkak të krizës politike në vend, mbajti dhe një konferencë për shtyp bashkë me zv presidentin e përkohshëm, Muhamed Baradei.
Por, para se Beradei të përfundojë fjalën e tij, Ashton ka ndërhyrë dhe ka kërkuar leje për tu larguar, me pretekstin se po i ikën aeroplani, duke shkelur kështu të gjitha protokollet.
Në fakt, largimi i Ashton erdhi menjëherë pas fjalës së Beradei se presidenti i izoluar Mursi, nuk ka më asnjë rol pas 30 qershorit, edhe pse Vëllezërit Myslimanë do të jenë në skenën politike.
“Më duhet të largohem që të kap aeroplanin tim” u shpreh Ashton, gjë e cila u interpretua si formë kundërshtimi i fjalës së Beradeit, që Mursi të mos ketë asnjë rol në të ardhmen e Egjiptit./aonline/kohaislame