Ne jemi vazhdimisht në kërkim se si të eleminojmë toksinat nga trupi. Por në mjedisin ku jetojmë dhe me ekspozimin tonë të vazhdueshëm ndaj ushqimeve të mbingarkuara me kimikate, toksinat janë pothuajse të pamundura për tu shmangur.
Ekzistojnë dy lloje toksinash: ato që treten në ujë dhe të tretshmet në yndyrë. Toksinat e tretshme në ujë nxirren lehtësisht jashtë trupit nëpërmjet gjakut dhe veshkave, por toksinat e tretshme në yndyrë janë sfida më e vështirë e trupit tonë.
Këto toksina të tretshme në yndyrna si pesticidet, plastikat dhe kimikatet e tjera mjedisore, duhet të bëhen të tretshme në ujë për tu eliminuar plotësisht.
Kjo ndodh kryesisht në mëlçi, por në qoftë se rrugët tona të tretjes dhe detoksifikimi nuk funksionojnë normalisht, toksinat gjejnë rrugën e tyre nga mëlçia deri në gjak.
Këshillohet që nivelin e tretjes, stresin dhe rrugët e detoksifikimit it mbajmë të balancuara. Kështu mund të parandalojmë që kimikatet dhe toksinat e rrezikshme të ruhen në trup./shije