-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sadri Ramabaja provon të ikë në Itali me dokumentacion të falsifikuar

Më të lexuarat

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipërisë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani, njofton Klan Kosova.

“Mund të konfirmojmë se personi me inicialet S. R. shtetas i Republikës së Kosovës, është ndaluar mbrëmë nga autoritetet e Shqipëris në pikën kufitare dalëse të Durrësit. Këto informacione Policia e Kosovës i ka siguruar nga autoritet e Shqipëris, me të cilët është në kontakt për procedura të mëtutjeshme lidhur me rastin”.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia shqiptare. Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se atij i janë sekuestruar një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze që dyshohen të jenë të falsifikuara.

“Më datë 06.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, për shtetasin S.R vjeç 56, banues në Gjilan, Kosovë, pasi dyshohet se në P K K Port, ju sekuestrua me cilësinë e provës materiale një pasaportë dhe një leje qëndrimi franceze, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Nenet 189 e 186 të Kodit Penal”, thuhet në raportin e Policisë”.

Vetë Ramabaja ditë më parë kishte publikuar thirrjen e Prokurorisë Speciale, e cila dyshonte se ai ishte i përfshirë në një sulm terrorist në Kosovë si dhe dyshohej se bënte plane për vrasjen e liderëve shtetërorë.

Rasti për të cilin dyshohet Ramabaja ka të bëjë me plagosjen e ish-anëtarit të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, Azem Vllasi, i cili tash është avokat. Plagosja e tij kishte ndodhur më 13 mars të këtij viti. I dyshuari kryesor për tentim vrasjen e Vllasit është Murat Jashari, një shqiptar, që jetonte në Zvicër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit