Hulumtimi i ri tregon se Britania e Madhe dhe Shtetet e bashkuara të Amerikës e dinin gjashtë javë më herët për masakrën e Srebrenicës, por “e flijuan” atë, shkruan “The Guardian”.
Në tekstin e titulluar “Si Britania dhe Shtetet e Bashkuara vendosën ta lënë Srebrenicën në dorë të fatit”, thuhet se “sot ekziston një masë e provave se rënia e Srebrenicës ishte pjesë e politikës së tri fuqive të mëdha, Britanisë, Francës dhe SHBA-ve, dhe udhëheqjes së Kombeve të Bashkuara në kërkim të paqes me çdo çmim, paqe në kurriz të Srebrenicës”.
Në artikull jepet një kronologji e ngjarjeve që lidhen me Srebrenicën dhe deklaratat e akterëve që janë në favor të faktit se krimi në Srebrenicë pritej.
Autorët shkruajnë se në prill të vitit 1993, Këshilli i Sigurimit i OKB-së paraqiti një raport në të cilën paralajmëronte për një masakër të mundshme në qoftë se forcat serbe hyjnë në Srebrenicë .
Autorët e tekstit në “The Guardian” shpjegojnë se si fuqitë e mëdha kanë pasur për qëllim për të shfuqizuar ekzistimin e enklavave, se ishin në dijeni se do të ndodhte spastrimi etnik i Srebrenicë, por edhe se anëtarët e UNPROFOR-it do t’i lënë civilët e pambrojtur dhe do të refuzojnë për t’i ndihmuar ata .
“Sipas njoftimeve amerikane të cilat janë klasifikuar si sekrete, detajet e krimit erdhën deri te shërbimet e inteligjencës perëndimore shumë para se të fillojë 13 korriku dhe operativët e CIA-s e kanë shikuar pothuajse ‘live’ transmetimin në një vend në Vjenë”, shkruan The Guardian .
Në artikull përshkruhen edhe takimet e zyrtarëve perëndimorë me përfaqësuesit e myslimanëve, por edhe me Sllobodan Millosheviqin, Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin.
“Asnjë politikan, diplomat apo ushtarak i lartë nuk e pa të nevojshme të japë dorëheqjen për shkak të tradhtisë së Srebrenicës . Do të jetë interesante për të dëgjuar ndonjë kërkim falje në javën e ardhshme (në përkujtimin në Potoçari ) nga Britania, Amerika dhe Franca”, thuhet në shkrim./kumti.com