-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Natë e përgjakshme në Egjipt, me mbi 70 të vrarë

Më të lexuarat

Mbi 70 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë protestave masive të së premtes në Egjipt, ku në rrugët e qyteteve të ndryshme dolën qindra mijëra qytetarë në protestat rivale që thirrën ushtria dhe Vëllazëria Myslimane.
Siç lajmërojnë mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë ekipe mjekësore, numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh, pasi spitalet gjithandej vendit janë të stërmbushur me pacientë të plagosur nga protesta që mund të jetë më e dhunshmja që nga rrëzimi i presidentit të zgjedhur Mohamed Morsi më 3 korrik.

Vëllazëria Myslimane ka lajmëruar se nuk do të tërheq protestat paqësore edhe pse qindra lajmërohen të jenë të plagosur nga përplasja e demonstrantëve me forcat ushtarake, gjatë të premtes mbrëma dhe të shtunën në mëngjes.

Ushtria dhe policia thuhet se ka shtënë me plumba gome dhe te vertete si dhe gazë lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pro-Morsi në paralagjen e Kajros, Nasr City, transmeton REL.

Ende nuk dihen shifrat e sakta të viktimave, kurse televizioni arab Al-Jazeera lajmëron se të paktën 120 veta janë vrarë nga të dyja kampet, pro dhe kundër Morsit.

“Mbetet e paqartë” se kush ka shtënë në protestuesit, dhe nuk dihet se kush i nxiti palët që të shtënë me armë zjarri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit