5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjykata Evropiane refuzon kërkesën e kompanisë mediale të FETO-s

Më të lexuarat

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) ka refuzuar kërkesën e kompanisë Feza e cila është e lidhur me organizatën terroriste FETO, në lidhje me mosdhënien e akreditimit gazetarëve të gazetës “Zaman” në Turqi

ANKARA (AA) – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) ka refuzuar kërkesën e kompanisë Feza e cila është e lidhur me organizatën terroriste FETO, në lidhje me mosdhënien e akreditimit gazetarëve të gazetës “Zaman” në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA, kompania Feza ka dërguar ankesë në ECHR për mosdhënien e akreditimit gazetarëve të gazetës “Zaman”, në vitin 2014 për ndjekjen e programit të organizuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Turqisë.

Gjykata shqyrtoi nëse janë shfrytëzuar të gjitha kanalet ligjore të brendshme për sa i përket ankesës dhe një kërkesë i është bërë edhe Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë.

Në shpjegimin e Ministrisë së Drejtësisë të Turqisë, thuhet se ky është një proces për të cilin nuk vendos personalisht Presidenti i Turqisë, por që janë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm.

Më tej u theksua gjithashtu se ankesa është dërguar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut para se të shfrytëzohen të gjitha rrugët e brendshme ligjore, dhe se kompania që ka paraqitur ankesën nuk ka shoqëruar atë me informacionet edhe dokumuntet e nevojshme, apo se ankesa është e pabazë.

Ministria turke gjithashtu theksoi se kërkesat e akreditimit kryesisht miratohen dhe me tekstet e paraqitura të revistës “Zaman”, u theksua se nuk kishte shkelje të lirisë së fjalës.

Gjykata Evropiane dha urdhër që kompania të prononcohet deri më 4 janar 2017 lidhur me përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë, por pasi që kjo nuk ndodhi, kërkesa e tyre u refuzua.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit