-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqia dyfishon eksportet e lajthive

Më të lexuarat

ORDU (AA) – Turqia ka dyfishuar eksportet e lajthive në muajin shtator në shifrat prej 28.000 ton, ose një rritje për 89.2 për qind, raporton Anadolu Agency (AA).

Asociacioni i eksportuesve të lajthive njoftoi se Turqia ka shënuar një fitim prej 187.4 milionë dollarë nga eksporti i 28.111 ton lajthive në shtator të këtij viti, që është muaji i parë i sezonit pesë mujor të eksporteve.

“Gjatë periudhës së njëjtë të sezonit të kaluar, 14.855 tonë lajthi u eksportuan të cilat mundësuan një përfitim prej 138.8 milionë dollarë”, deklaroi për AA, Ilyas Edip Sevinc, kryetar i Asociacionit të Prodhuesve dhe Eksportuesve të Lajthive nga Deti i Zi (KFMIB).

Në sezonin e fundit të eksportit të lajthive që përfundoi më 31 gusht, Turqia fitoi rreth 1.88 miliardë dollarë duke eksportuar më shumë se 235.000 ton lajthi.

Turqia është eksportuesi më i madh në botë i lajthive.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit