Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar perëndimin dhe kombet arabe për standarde të dyfishta pasi nuk dënuan përmbysjen e presidentit të Egjiptit Mohamed Morsi.
Turqia doli të jetë një prej kritikëve më të mëdhenj ndërkombëtar, në atë që e ka quajtur si “grusht shteti të papranueshëm”, pasi ushtria përmbysi presidentin e zgjedhur Morsi, më 3 korrik.
Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur shqetësimin e tyre për rrëzimin e Morsit dhe kanë bërë thirrje për rikthimin e shpejte të demokracisë.
“Shtetet të cilat përqafojnë dhe iu bënë për demokracinë, nuk duhet të sillen me standarde të dyfishta kundrejt ngjarjeve të tilla, dhe duhet të thonë se kur diçka është e gabuar, se ajo është e gabuar”, Erdogan iu tha ambasadorëve perëndimorë dhe atyre arabë.
As Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian nuk e kanë quajtur përmbysjen e Morsit si grusht shteti, pasi kjo gjë do të çonte automatikisht në imponim të sanksioneve kundër Egjiptit.
/tch/kohaislame