-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përse fëmijët refuzojnë shkollën

Më të lexuarat

Dy janë proceset që karakterizojnë sjelljen refuzuese të fëmijës ndaj shkollës: e para ka të bëjë me një lloj “mohimi”, pra nënkupton mosdëshirën për të mos vajtur në shkollë dhe për t’u marrë me gjëra të tjera që i pëlqejnë, dhe e dyta, frika ndaj shkollës, e cila përmban në vetvete dimensione psikologjike.

Jo pak herë prindërit janë të detyruar të ushtrojnë presion, sidomos tek fëmijët e shkollës fillore dhe nëntëvjeçare, që ata të ndjekin rregullisht mësimet. Madje është dashur jo rrallë herë që ata t’i ndjekin nga pas për t’u siguruar se vërtet janë ulur në bankat e shkollës.

Por në asnjë mënyrë prindërit nuk duhet të qetësohen kur i shohin ata të bindur dhe me kokën e ulur përpara mësueses. Përkundrazi, tek “protestat” e fëmijëve të tyre prindërit duhet të kërkojnë dhe zbulojnë arsyet e vërteta, me qëllim që të kenë nën kontroll të gjithë botën e tij emocionale dhe mendore, transmeton Telegrafi.

Por përse refuzojnë fëmijët të shkojnë në shkollë? Ndoshta këtë pyetje bëjnë vazhdimisht edhe prindërit që ndeshen me një problem të tillë, ndaj ky shkrim do të ishte me vlerë për ta…

Dy janë arsye serioze që duhet t’i shqetësojnë prindërit

Dy janë proceset që karakterizojnë sjelljen refuzuese të fëmijës ndaj shkollës: e para ka të bëjë me një lloj “mohimi”, pra nënkupton mosdëshirën për të mos vajtur në shkollë dhe për t’u marrë me gjëra të tjera që i pëlqejnë, dhe e dyta, frika ndaj shkollës, e cila përmban në vetvete dimensione psikologjike. Ndonëse specialistët nuk bëjnë shumë dallim midis këtyre dy proceseve, duhet pranuar se rasti i dytë është shumë më serioz dhe shpesh kërkon ndërhyrjen e psikologut.

Arsyeja më shqetësuese

Kjo mënyrë e fundit e sjelljes u karakterizua për herë të parë si e tillë (pra, frikë nga shkolla) nga Xhonson dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët gjithashtu këmbëngulnin në veçimin dhe kategorizimin e saj të ndarë nga “mohimi” dhe mungesa në shkollë, gjë e cila, edhe më vonë, jo vetëm që u mbrojt por edhe u vërtetua nga shumë kërkues që u morën me këtë çështje.

Në studimet e tyre rreth mënyrës së sjelljes të fëmijës ndaj shkollës analistët e psikologjisë përdorin kufirin “frikë shkollore” për të përshkruar atë lloj frike që shkaktohet nga përplasje të brendshme dhe të jashtme të fëmijëve dhe shfaqet në një objekt asnjanës sikurse shkolla, të cilën në vazhdim ata kërkojnë ta shmangin sistematikisht.

Por çështja nuk është kaq e thjeshtë sikurse duket në teori. P.sh. po të mbështetmi në të dhënat e Ministrisë së Arsimit të Britaninë së Madhe, ku janë bërë edhe një sërë studimesh rreth kësaj teme, ekzistojnë të paktën shtatë kategori për të përshkruar mënyra të ndryshme sjelljeje ndaj shkollës: mungesa të paarsyeshme, mungesa të arsyeshme, mos dëshirë e brendshme, mungesa sistematike, mungesa periodike, largim nga shkolla, refuzim i shkollës ose frikë nga shkolla.

Konkretisht, kategoria e parë e mungesave të paarsyeshme, konsiderohet si mohim i shkollës për një periudhë të caktuar pa patur ndonjë arsye të saktë dhe mendohet se buron nga mënyra me të cilën është edukuar fëmija, të paktën në lidhje me arsimimin e tij.

Sikurse vihet re ndarjet e mungesave janë të tilla që të lihet të kuptohet se në një farë masa “fajtorë” janë edhe prindërit, pavarësisht se mungesat mund të kategorizohen në mohim ose mosdëshirë.

Duke studiuar këtë fenomen më tepër nga pikëpamje klinike fare lehtë “mohimi” ose largimi nga shkollë mund të konsiderohen si mënyra sjelljeje jo shoqërore, sikurse vjedhja ose tendenca që kanë disa fëmijë për të thënë vazhdimisht gënjeshtra.

Ky rezultat vërtetohet edhe nga studimi i njohur i Hersov, i cili zbuloi se nxënësit që mungojnë pa arsye nga shkolla, po të krahasohen me ata që kanë frikë nga shkolla, kanë më shumë mundësi për të shfaqur më vonë mënyra sjelljeje jo të mira si rrugaçëria, tendenca për të thënë gënjeshtra, shkatërrime dhe mund të mbërrijnë deri në dyert e gjykatave.

Si arsye bazë e këmbënguljes së fëmijës për të munguar pa arsye nga shkolla zakonisht konsiderohet dëshira e tij për t’ju shmangur disa veprimtarive të caktuara ose personave në shkollë, por shumë herë edhe dëshira e tij për t’u marrë me veprimtari që i pëlqejnë (të cilat mund të jenë të ndaluara), por thjesht nuk bëjnë pjesë në programin shkollor.

Në këtë pikë vlen të theksojmë se sipas shumë psikologëve për fëmijë që janë marrë me këtë çështje për shumë vjet me radhë, largimi nga shkolla është diçka që fëmija e bën dhe kënaqet.

Nga ana tjetër refuzimi shkollor zakonisht përdoret, duke u kombinuar dhe ndërruar shpesh herë vende, me frikën shkollore, që konsiderohet si një lloj depresioni psikik i cili lidhet me ndonjë ankth të brendshëm, shqetësim që mund të shkaktohet nga ndryshim i situatave sikurse mungesa e njërit prind ose e ndonjë vëllai apo ndryshimi i shpeshtë i shkollës etj.

Është karakteristike se vetë shërbimi i ministrisë së arsimit francez thekson, këtu e shumë vjet, se frika shkollore përbën problem të tipit klinik dhe në më të shumtën e rasteve trajtohet si një lloj depresioni dhe jo si largim apo mos dëshirë për shkollë.

Kur shfaqet frika shkollore

Lidhur me moshën në të cilën një fëmijë mund të shfaqë frikë shkollore, specialistët theksojnë (megjithëse nuk ekziston mendim plotësisht unik midis tyre) se është më e mundshme që kjo frikë të shfaqet zakonisht në nxënës të moshën 11 ose 12 -vjeçare dhe arrin deri në të 14-at. Nga ana tjetër, shkolla “amerikane”, mbështet idenë se mosha më kritike për të shfaqur frikë shkollore është midis pesë dhe dhjetë vjetëve.

Në vija të përgjithshme, fëmijët me frikë shkollore paraqesin zakonisht dobësi serioze në marrjen e iniciativës, tregojnë më të mëdhenj se mosha e tyre, vuajnë nga ndonjë pikëllim dhe mbajnë një qëndrim pa shprehje.

Faktorët shkaktarë

Gjithashtu, është me interes të theksojmë faktorët që çojnë në lindjen e një problemi të tillë, sidomos ato që kanë të bëjnë me familjen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek të dy grupet e fëmijëve. Është karakteristike përfundimi i studimit të Blagg, që lidhet me një nga faktorët, sikurse është niveli i papunësisë së prindërve.

Gjithashtu, për fëmijët që paraqesin frikë shkollore është vënë re se përveç faktit se vijnë nga familje të shtresës mesatare, shpesh iu duhet të përballojnë ankth të madh e shqetësim kur detyrohen të braktisin shtëpitë dhe prindërit e tyre.

Në fund, themi se duhet të jepet rëndësi kryesore tek familja dhe më pas në rolin e shkollës, si faktor që ndikon shumë herë në krijimin e problemit, përderisa studime të shumta kanë treguar se gati 50% e nxënësve evropianë shprehin ankth dhe shqetësim për disa anë të jetës së tyre në shkollë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit