3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Erdogan: Mosadi izraelit luajti një rol në referendumin kurd

Më të lexuarat

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pretendon se agjencia e inteligjencës izraelite Mossad luajti një rol në referendumin mbi pavarësinë e Kurdistanit të Irakut, për të cilin, sipas tij, dëshmon valimi i flamujve izraelitë gjatë kremtimit të “votës” për shkëputjen.

Duke folur në televizion, Erdogan tha se Turqia është hidhëruar “kur ka parë se disa kurdë irakianë përshëndetën referendumin mbi pavarësinë me valimin e flamujve izraelitë”.

“Kjo tregon që kjo administratë (në veri të Irakut) ka një histori me Mosadin, ata shkojnë krah për krah,” tha Erdogan në Erzurum në Turqinë lindore.

Izraeli është i vetmi vend që përkrah haptazi “pavarësinë e shtetit kurd”, kurse kryeministri Benjamin Netanjahu ka mbështetur “përpjekjet legjitime të popullit kurd për të fituar shtetin e tyre”, kujton AFP.

Kurdët irakenë votuan në favor të një referendumi mbi pavarësinë të hënën, duke provokuar vendet fqinje, përfshirë Turqinë, duke pasur frikë se rezultatet e votimit mund të ripërtërijnë një konflikt rajonal.

Ankaraja, për shkak të referendumit, premtoi hapa ekonomike, të sigurisë dhe politike, por nuk specifikoi saktësisht ato, kurse Presidenti Erdogan tha se Turqia mund të pezullojë tregtinë përtej kufirit dhe se kurdët do të përballen me uri. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit