3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bilall Kasami takohet me kryeministrin e Turqisë

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka udhëtuar drejt Turqisë ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin turk, Binali Yıldırım.

Delegacioni i lartë i Lëvizjes Besa i kryesuar nga kryetari Bilall Kasami, i shoqëruar nga Asaf Ademi, kandidat për komunën e Gostivarit, ishin të ftuar special të kryeministrit të Turqisë, Binali Yıldırım në ceremoninë e hapjes së terminalit të ri të aeroportit të Çanakalasë.

“Kjo ishte një mundësi e mirë që me kryeministrin e Turqisë të bashkëbisedojmë për zhvillimet e fundit në Maqedoni si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për shqiptarët e Maqedonisë. Kryeministri vlerësoi kontributin e Lëvizjes Besa, si një lëvizje e re politike, e cila në mënyrë dinjitoze përfaqëson shtresën e re intelektuale të shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi për Tetova News, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit