-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kinezët ndërtojnë tunel nënujor 123 kilometrash

Më të lexuarat

Autoritetet kineze kanë vendosur të fillojnë ndërtimin e tunelit më të gjatë nënujor në botë, raportojnë agjencitë e lajmeve. Në këtë projekt parashihet të investohen 42 miliardë dollarë, ndërsa tuneli do të jetë i gjatë 123 kilometra.
Tuneli, sipas njoftimeve, do të lidhë qytetin Dalian, në provincën Liaoning, me Jantain në provincën lindore Shandong.
Sipas projektit, tuneli do të ndërtohet nën ngushticën Bohaj.
Nuk saktësohet se kur parashihet të përfundojë, ndërsa ndërtimi i tij është zënë në gojë për herë të parë më 1994. Por që atëherë e deri tash ishte heshtur puna e tij.
Projektuesit kanë llogaritur se duke pasur parasysh kohën aktuale të nevojshme për të kaluar rrugën ndërmjet dy qyteteve, që do t’i lidhë tuneli, 6-7 orë, që do të shkurtohet në rreth 40 minuta, shpenzimet për ndërtimin e tij do të shpaguhen brenda 12 vjetësh.
Aktualisht tuneli më i gjatë është ai Seik, i gjatë 54 kilometra dhe lidhë ishujt Honshu me Hokaido, i cili është inauguruar më 1988 pas 20 vjetësh nga fillimi i ndërtimit të tij.
Tuneli që lidhë Francën e Britaninë e Madhe është i gjatë 51 kilometra. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit