Më 17 tetor do të sillet vendimi për ngjarjet në Kumanovë në “Lagjen e Trimave”, ku humbën jetën 10 persona të armatosur dhe tetë pjesëtarë të policisë së Maqedonisë.
Sot ishte seanca e fundit në të cilën të akuzuarit thanë fjalët e tyre përfundimtare. Në seancat e mëparshme, një pjesë e të akuzuarve pranuan se kanë qenë pjesë e grupit, por mohuan akuzat për terrorizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbrojtja theksoi se nuk ka dëshmi të forta për akuzat me të cilat ngarkohen.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, më herët njoftoi se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për ngjarjet në Kumanovë.
Në këtë rast 37 persona akuzohen për terrorizëm dhe organizim terrorist.