-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Amnesty International dënon dhunën e përdorur nga ushtria

Më të lexuarat

“Amnesty International” dënoi sot shtypjen me dhunë gjatë mëngjesit të djeshëm të manifestimeve të mbështetësve të presidentit, Mohamed Morsi, gjatë së cilës vdiqën më shumë se 50 persona, duke kritikuar përdorimin e pakufizuar të dhunës nga ushtria.

Mëngjesin e djeshëm, të paktën 51 persona u vranë gjatë përballjeve të dhunshme përpara selisë së Gardës së Republikës në Kajro.

“Vëllazëria Myslimane”, lëvizja nga e cila ka dalë presidenti Morsi, deklaroi se ushtarët dhe policët hapën zjarr ndaj manifestuesve pa asnjë shkak, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Ndërkohë, ushtria u përgjigj se kishte reaguar ndaj një sulmi të disa terroristëve të armatosur.

“Megjithëse disa prej protestuesve mund të ishin të dhunshëm, reagimi i ushtrisë ishte tepër i ashpër dhe mbetet shkaku kryesor i vdekjeve dhe plagosjeve në radhët e manifestuesve”, citon një deklaratë e “Amnesty International”.

“Megjithëse ushtria u shpreh se manifestuesit sulmuan të parët dhe se nuk u plagosën as gra e as fëmijë, të dhënat e para na tregojnë një tablo krejt të ndryshme”, theksoi Hassiba Hadj Sahraoui, një zyrtare rajonale e organizatës.

“Shumë prej viktimave kishin shenja plumbash në kokë e në pjesën e sipërme të trupit”, nënvizoi ajo.

Sipas organizatës me qendër në Londër, dhuna e përdorur nga ushtria që prej rrëzimit të presidentit, Mohamed Morsi, më 3 korrik e deri më sot, ka shkaktuar të paktën 88 të vdekur dhe 1 500 të plagosur./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit