3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipti pas grusht-shtetit ka bllokuar Gaza-n dhe i kthen prapa refugjatët Sirian

Më të lexuarat

Egjipti kthen prapa refugjatët Sirian
Egjipti i pas grusht-shtetit ka filluar të dërgojë prapa qindra sirian të ikur nga lufta.

Tani Sirianëve iu duhet viza dhe leja e sigurimit para se të arrijnë në Egjipt, thuhet nga Ministria e Jashtme e Egjiptit.
Përveç kësaj që nga e hëna Egjipti ka filluar me dërgimin prapa të qindra sirianëve të ikur nga vendi i kapluar nga lufta.
Situata në Siri vazhdon të jetë e rëndë ende pasi regjimi sirian vazhdon me bombardimet e qyteteve e fshatrave ku është hasur kryengritje e popullit dhe si pasojë mijëra banorë çdo ditë detyrohen të lëshojnë vendin.

Egjipti bllokon Gazan

Ushtria egjiptiane po vazhdon ta mbajë të mbyllur kufirin Rafah, i cili është vendkalimi kufitar me Rripin e Gazës. Ky kufi po qëndron i mbyllur për të pestën ditën radhazi.
“Kontaktet janë duke u zhvilluar në mes të anës palestineze dhe Egjiptit, për të rihapur portën në Rafah dhe të lejojë njerëzit e bllokuar në të dy anët”, tha Islami Shahuan, zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Gazës.
“Megjithatë, nuk ka njoftime zyrtare për ta rihapur atë.”
Zëdhënësi tha se pala egjiptiane citon arsyet e sigurisë për mbylljen e portës kufitare.
Megjithëse nuk ka pasur asnjë vendim zyrtar për të mbyllur atë, ushtria egjiptiane mbylli kalim të premten, dy ditë pas përmbysjes së presidentit Muhamed Mursi.
Më shumë se 3.000 palestinezë janë bllokuar aktualisht në Egjipt. Vendkalimi Rafah është e vetmja portë e Gazës me botën e jashtme.
/mesazhi & kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit