Ndonëse pak persona e dinë, një në pesë njerëz mbi 20 vjeç kanë simptoma të paradiabetit dhe një pjesë e tyre do të preken nga diabeti i llojit të dytë, nëse brenda dhjetë viteve të ardhshme nuk humbin në peshë e kufizojnë sasinë e karbohidrateve e sheqerit të konsumuar. Megjithatë, e keqja qëndron në faktin se këto simptoma pothuajse gjithmonë shpërfillen prej të sëmurëve potencialë, edhe sepse ato janë detaje lehtësisht të neglizhueshme për shumicën prej nesh.
Ja 5 shenja që paralajmërojnë diabetin
1 – Përgjumje pas ushqimit. Ky është një reagim i natyrshëm i trupit pas një vakti me tepricë karbohitratesh, por mund të jetë gjithashtu një sinjal i trupit se dieta juaj po ju kalon në diabet.
2 – Dëshirë për të ngrënë edhe kur nuk je i uritur. Një shenjë e tillë mund të jetë shqetësuese dhe treguese se trupi juaj është në fazat e para të ndeshjes në probleme në administrimin e glukozës.
3 – Mosfunksionimi i dietës. Kur trupi i nënshtrohet një diete të fortë dhe rezultatet janë të pakta, mund të jetë gjithashtu një shenjë e zhvillimit të hershëm të diabetit, sepse përballë problemeve në shpërndarjen e glukozës në qeliza, trupi priret të ruajë më fort depozitat e tij alternative të energjisë, dhjamin. Megjithatë, mos u dëshpëroni, edhe rrëzimi i 3-4 kileve redukton shanset e prekjes nga diabeti i llojit të dytë me 60%.
4 – Grumbullimi i shëndetit në një pjesë të trupit. Obeziteti është rreziku numër një i diabetit të llojit të dytë, por nëse shëndeti juaj është më i përhapur, keni më pak shanse të prekeni nga sëmundja se sa ata që shtojnë kile po në të njëjtin vend, kryesisht në zonën abdominale.
5 – Hipertensioni. Shumë persona me tension të lartë shqetësohen më shumë për shëndetin e tyre kardiovaskular, por nivele të larta të tensionit, bashkuar me luhatje të panatyrshme në nivelin e triglicerideve e kolesterolit janë një shenjë e qartë e zhvillimit potencial të diabetit në të ardhmen.
/tch/kohaislame