Policia ruse ka arrestuar dhjetëra persona pas përleshjeve ndërmjet aktivistëve pro dhe anti-homoseksualë në Shën Petersburg.
Përleshjet e së shtunës kanë shpërthyer pasi rreth 100 aktivistë homoseksualë kanë marrë pjesë në një marsh kundër ligjit që ndalon propagandën homoseksuale.
Ata janë konfrontuar nga një numër i njëjtë i protestuesve anti-homoseksualë, të cilët kanë hedhur ve dhe gurë në drejtim të tyre.
Parlamenti rus ka miratuar ligjin dy javë më parë.
Ai parasheh gjoba të rënda për “propagandën e marrëdhënieve jotradicionale sekssuale” te të miturit.
Ligji duhet të nënshkruhet edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin./bs/kohaislame