-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si t’i parandaloni aknet – Përmbledhja e praktikave të zakonshme dhe më të mira

Më të lexuarat

Kur prekim fytyrën shpesh bëjmë që bakteret që ndodhen mbi lëkurë të futen akoma më thellë duke krijuar infeksione të cilat përfundojnë në akne.
Nëse nuk tregoni kujdes me pastërtinë e fytyrës, paratë që keni shpenzuar mbi produkte kozmetike apo rregulluese të lëkurës mund të jenë para të hedhura kot pasi ato nuk do mund të shmangnin plotësisht largimin e puçrrave nga lëkura.
Akneve u duhet kohë për tu shfaqur, dhe nëse nuk kujdesesh për to atëherë mund të ngelin shenja të cilat duan shumë kohë për t’u larguar.
Për parandalimin e aktiviteteve bakteriale, zieni disa kompresa sterile në ujë të ngrohtë dhe i vendosni në fytyrë për të hapur rrudhat. Më pas shtoni produktet e pastrimit, të cilat do të eliminojnë bakteret dhe lërini mbi fytyrë gjatë gjithë natës.
Para se të përdorni këta përbërës, detyrimisht duhet të konsultoheni me dermatologun.
Pasi që lëkura ta thajë përbërësin, aplikoni korrektor me ndikim antibakterial. Këtë duhet ta bëni në mënyrën më të sigurt të mundshme.
Gabimet që bëhen: Shpesh ndodh që nga dëshira që lëkura të duket më e shkëlqyer dhe më e butë, përdoret piling i cili është mjaft i vrazhdë.
Zgjedhja më e mirë: Për një lëkurë të butë, më të mira janë kremrat e natës me retinol, e në vend të pilingut të vrazhdë përdorni një përzierje të sheqerit me vajin e jojobës.

Si ti parandaloni aknet – Përmbledhja e praktikave të zakonshme dhe më të mira 

Megjithëse aknet nuk mund të parandalohen në tërësi, më poshtë do të ju japin disa hapa konkret, të cilët mund t’i praktikoni në shtëpi dhe që ndihmojnë aknet të mos përkeqësohen.
– Pastrojeni dhe kujdesuni për lëkurën tuaj çdo ditë. Shmangni fërkimin e ashpër dhe larjen shumë të shpeshtë.
– Shmangni djersitjet e tepërta nëse mendoni se kjo mund t’i përkeqësojë aknet. Pastrohuni shumë shpejt pas aktiviteteve që ju shkaktojnë djersitje.
– Pastroni shpesh flokët tuaja nëse janë të yndyrshme. Përpiquni t’i mbani flokët larg fytyrës.
– Shmangni produktet për kujdes të flokëve, si xhelet, kremrat, pomadat dhe produktet tjera që përmbajnë yndyrë.
– Mundohuni ta shmangni në maksimum prekjen e fytyrës.
– Shmangni ekspozimin ndaj vajrave dhe lëndëve të vrazhda kimike, si për shembull naftës.
– Përpiquni në maksimum të shmangni edhe periudhat e gjata të qëndrimit në diell, pasi që kjo ndihmon aknet dhe mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Përdorni produkte për mbrojtje nga dielli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit