3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kosova ka më shume meshkuj se femra

Më të lexuarat

Sipas rezultateve përfundimtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lidhur me regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga viti 2011, si dhe falë bashkëpunimit të mirë me Agjencinë për Barazi Gjinore, pranë Zyrës së Kryeministrit, nga 1 789 645 banorë raporti meshkuj – femra në vendin tonë është 101.32 meshkujk kundrejt 100 femrave. Sipas publikimit, 61% e banorëve të Kosovës jetojnë në zona rurale, kurse dendësia e popullsisë ësshtë 177.4 banorë për një km². Madhësia e ekonomisë familjare është 5.85 persona.

Ndërkaq, 8.3% e familjeve drejtohen nga një grua si kryefamiljare. Nga kjo rezultoi se burimi kryesor i të ardhurave të jetesës për gratë kryesuese të familjes janë “mbështetje tjetër”. Ndërkaq, 54% e grave kryefamiljare të njësive ekonomike bujqësore kanë tokë.
Mosha mesatare e popullsisë së Kosovës është 29.5 vjeçare.
Shkalla a analfabetizmit është 4.18% në popullsinë mbi 15 vjeçe, ndërsa në mesin e grave është 5.07%. Ndërkaq, raporti i popullsisë me të paktën arsimim të mesëm e të lartë të përfunduar është 60.6% te meshkujt dhe 27.3% te femrat. Kurse, niveli mesatar i viteteve të shkollimit në Kosovë është 9.5 vjet. Ndërkohë, hendeku gjinor në nivelin e arsimit të lartë është 60%. Mosnjohja e gjuhëve të huaja është 68% te gratë, të cilat nuk dinë gjuhë tjetër pëveç gjuhës amtare.
Shkalla e papunësisë për gratë është 55.5% kundrejt meshkujve që është 40.5%. Ndërkaq, 49.4% e grave të punësuara punojnë në sektorin publik.
Qasja në internet dhe dallimi ndërmjet brezit të ri që jeton në zona rurale dhe atij që jeton në zona urbane është 42%.
Krahasuar me vitin 2010, ku gratë ishin 80% viktimave të dhunës në familje, në vitin 2011 kjo shifër bie në 77%./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit