-0.6 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

New York, takohen për herë të parë Sisi dhe Netanyahu

Më të lexuarat

Zyra e presidentit të Egjiptit njofton se tema ka qenë procesi i paqes në Palestinë

KAJRO (AA) – Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë realizuar një takim në New York SHBA, që është njëherësh takimi i parë mes tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga zyra e presidentit të Egjiptit thuhet se Sisi, i cili po qëndron në New York me rastin e mbledhjes së 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar Netanyahun, ndërkohë që tema ka qenë procesi i paqes në Palestinë.

Thuhet se në takimin me Netanyahun kanë marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Egjiptit, Samih Sukri, shefi i Inteligjencës, Halid Fevzi dhe shefi i kabinetit të presidentit, Abbas Kamil.

Në takim, Sisi ka theksuar mbështetjen e tij për zgjidhjen dy-shtete duke theksuar rëndësinë për një takim të sërishëm mes tyre.

Netanyahu thuhet në kumtesë, nga ana e tij ka shprehur kënaqësinë për rolin e Egjiptit në Lindjen e Afërt në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe stabilitetit të atij rajoni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit