-0.3 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

IOM: Numri i muslimanëve të Arakanit të ikur në Bangladesh arrin në 421 mijë

Më të lexuarat

Millman, në një konferencë për media në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, tha se refugjatët nga Mianmari janë sëmurë nga kequshqyerja dhe lodhja në kampet në qytetin Cox’s Bazar në Bangladesh

GJENEVË (AA) – Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Joel Millman, ka njoftuar se numri i muslimanëve të Arakanit që kanë ikur në Bangladeshin fqinj nga dhuna në Mianmar që nga 25 gushti ka arritur në 421 mijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Millman, në një konferencë për media në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, tha se refugjatët nga Mianmari janë sëmurë nga kequshqyerja dhe lodhja në kampet në qytetin Cox’s Bazar në Bangladesh, i cili është përfshirë nga temperaturat e larta dhe shirat monsunë.

Millman nënvizoi se kushtet në kampe janë tejet të këqija, duke shtuar se në kampe ekziston rreziku për sëmundje epidemike për shkak të mungesës të ujit të pastër dhe nevojave të tjera elementare.

Ai po ashtu theksoi se në kampet në rajonet Ukhiya dhe Teknav në afërsi të qytetit Cox’s Bazar gjenden 600 mijë refugjatë muslimanë të Arakanit, ndërsa dy të tretat e tyre kanë arritur pas 25 gushtit.

Millman gjithashtu tregoi se në shifrën e shpalosur nuk janë përfshirë refugjatët e strehuar në dy kampet e Komisariatit të Lartë për Refugjatë pranë OKB-së (UNHCR).

Nga 421 mijë të ikur nga Arakani në Cox’s Bazar, 171 mijë e 800 muslimanëve ende nuk u janë ofruar shërbime shëndetësore.

Millman shtoi se nuk shohin asnjë sinjal që tregon se fluksi i refugjatëve do të ngadalësohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit