-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Dobia e njësimit të Allahut

Më të lexuarat

Pa njësimin adhurimi nuk saktësohet, punët nuk pranohen dhe nuk afrohesh te Allahu. Gjithashtu këtu përmend dobinë e njësimit e dobia e një gjëje nuk vërtetohet kur ajo nuk është detyrë, përkundrazi kjo dobi është rezultat i tij.

Allahu thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e përzien me padrejtësi, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” Enam, 82.

Në këtë kapitull përmenden dy çështje:

1. Dobia e teuhidit.

2. Çfarë fshin ai prej gjynaheve.

Prej dobive të njësimit:

1. Është shtytës i madh në bindje, sepse njësuesi punon për Allahun, ndërsa jo njësuesi, p.sh.: syefaqësi e përmend Allahun kur e shohin të tjerët. Për këtë disa selefë kanë thënë: “Dëshiroj të afrohem te Allahu me bindjen që e di vetëm Ai”.

2. Njësuesit janë të sigurt se janë në rrugë të drejtë. Allahu thotë:”Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e përzien me padrejtësi, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.” Enam, 82.

Thënia “padrejtësi” në ajet ka kuptimin se bëhet fjalë për shirk (shokvënie). Kur zbriti ky ajet sahabët u ngushtuan dhe thanë: “E kush është nga ne që nuk i bën padrejtësi vetes?” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) tha: “Nuk është çështja ashtu sikur ju e mendoni, por ka për qëllim shirkun (shokvënien). A nuk e keni dëgjuar fjalën e Llukmanit: ‘Vërtetë shirku është një padrejtësi e madhe’.” Shënon Buhari

Padrejtësia ndahet:

1. Padrejtësi më e madhe; t’i bëhet shirk (shok) Allahut.

2. Padrejtësia ndaj vetes; p.sh.: nuk i jep vetes të drejtën e saj.

3. Padrejtësia ndaj tjetrit; p.sh.: t’i marrësh tjetrit pasurinë, ta godasësh pa të drejtë.

Kur besimi nuk është i plotë edhe siguria nuk është e plotë. P.sh.: Vepruesi i mëkateve të mëdha është i sigurt në mos qëndrimin përgjithmonë në zjarr, por nuk është prej ndëshkimit e cila është në dëshirën e Allahut. Allahu thotë: “Sigurisht që Allahu nuk e fal (gjynahun e) të vënit shok Atij në adhurim, por Ai i falë kujtdo që Ai dëshiron gjynahe të tjera përveç këtij… ” Nisa, 116.

Thënia: “Ata janë në rrugë të drejtë ” D.m.th.: Kjo në dynja është me dije dhe vepra. Ku  udhëzimi me dije është udhëzim drejtimi, ndërsa udhëzimi me vepër është udhëzim sukses, kurse në ahiret është me xhenet. Allahu për banorët e zjarrit thotë:“(Do t’u thuhet engjëjve): ‘Mblidhini ata që punuan të keqen bashkë me shokët e tyre (nga shejtanët) dhe ata që patën të adhuruar në vend të Allahut dhe i drejtoni (të gjithë) në rrugën e zjarrit të ashpër flakërues (xhehenem)”. Safat, 22-23.

Ky është udhëzimi në ahiret, i cili është për ata që bënë padrejtësi (shokvënie). Ata të cilët nuk bënë padrejtësi janë në xhenet.

Shumë prej komentuesve të Kuranit thonë se siguria është në ahiret dhe udhëzimi në dynja, por më e sakta është se siguria dhe udhëzimi janë në dynja dhe në ahiret.         

Trasmetohet nga Ubade bin Samit se ka thënë se ka thënë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!): “Kush dëshmon se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, se Isai është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, fjalë e Tij që e hodhi te Merjemja dhe shpirti prej tij, se xheneti është i vërtetë dhe xhehenemi është i vërtetë, e fut Allahu atë në xhenet sipas punës që ka vepruar.”  Buhari dhe Muslimi.

Dëshmia vjen pas një dije të mëparshme Thotë Allahu: “…përveç atyre të cilët dëshmojnë për të vërtetën dhe i dinë (faktet për njësinë e Allahut).”  Zuhruf, 86.

Kjo dije mund të jetë instiktive ose e përfituar. Dija se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut është instiktive. Transmetohet nga Ebu Hurejra –kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Çdo fëmijë lind i pastër në natyrë ” Buhari dhe Muslimi.

Përfitohet kjo dije duke zotëruar argumentet e Allahut.

Patjetër duhet të jetë dija në atë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut pastaj dëshmia e saj.

Gjynahun në kuptim të përgjithshëm mund ta konsiderojmë prej shirkut ( shokvënies). Ka mëkate që lidhen me hakun ndaj Allahut, ka që lidhen me hakun e njeriut në vetvete, ka dhe që lidhet me hakun e krijesës. Disa selefë  kanë thënë: “Çdo mëkat është lloj shirku (shokvënie)”.

Gjithashtu disa selefë thonë: “Nuk e luftuam veten në ndonjë gjë, e luftuam atë për të qenë të sinqertë”. Këtë e njeh vetëm besimtari, kurse jobesimtari nuk e lufton veten për të qenë i sinqertë. I është thënë Ibn Abazit: “Çifutët thonë se ne nuk kemi vesvese (cytje të shejtanit) në namaz.” Ibn Abazi tha: “Çfarë do bëjë shejtani te zemra e shkatërruar? Shejtani nuk shkon të shkatërrojë të prishurën, por shkon të shkatërrojë të ndërtuarën.”

Dëshmia është njohja me gojë, besimi me zemër dhe vërtetimi me gjymtyrë. Munafikët i thanë Profetit: “Ne dëshmojmë se ti vërtet je i dërguar i Allahut…”Munafikun, 1.

Allahu e nxori në dukje mashtrimin e tyre dhe tha: “Allahu e di se ti je vërtet i dërguari i Tij dhe Allahu dëshmon se hipokritët janë me të vërtetë gënjeshtarë.” Munafikun, 1. Nuk u bëri dobi të shprehurit, sepse zemra ishte e zbrazët nga besimi dhe nga vërtetimi i veprës.

Thënia: “të vetëm e të pashoq…” tregon mohimin e çdo gjëje dhe veçimin e Allahut në krijim, adhurim në Emrat dhe Cilësitë e Tij.

Ka qenë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe shokët e tij që i drejtoheshin Allahut në vështirësi. Erdhi  një malësor te profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) vari shpatën e tij në pemë e nxori atë nga këllëfi dhe i tha: Kush do të më ndalojë mua ndaj teje? Tha: “Allahu”. Shënon Buhari. Nuk tha shokët. Ky është vërtetimi i njësimit në krijim.

Thënia: “dhe i dërguari i Tij…” d.m.th.: nuk është mashtrues ndaj Allahut dhe gëzon të gjitha veçoritë që ka njeriu përveç moralit të ulët. Allahu thotë: “Thuaju (O Muhamed)! Unë jam vetëm një njeri si edhe ju. Më është shpallur mua se i adhuruari juaj është Një Zot (Allahu Një)”.Fusilet, 6.

Ka që thonë se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) nuk ka hije, ose drita e tij e shuan hijen e tij kur ecën në diell. E gjithë kjo është gënjeshtër, e kotë. Teprimi i tyre është mbi teprimin e të krishterëve, të cilët thonë: “Zoti është i treti të tretëve.” Ata thonë edhe më tepër se kaq. Këta teprues natën e lindjes kur kënduesi lexon fjalën Mustafa ata ngrihen të gjithë në këmbë për lartësimin e tij dhe thonë: “Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) është prezent në mexhlisin tonë.” Sahabët e lartësonin atë më shumë se ne, kur ai hynte te ata, e ai gjallë u fliste atyre, ata nuk i ngriheshin atij.  

Vërtetimi i dëshmisë ”dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij ” është të shprehurit me gojë, të besuarit me zemër, të vepruarit e të ndjekurit me gjymtyrë. Ajo që e bënë të mangët vërtetimin e kësaj dëshmie është:

1. Veprimi i gjynahut

2. Shpikja në fe, e cila nuk është prej saj, është tallje me Allahun, sepse afrohesh te Allahu me atë që Ai nuk e ka lejuar.

Thënia: “Isai është rob dhe i dërguar i Tij”.Të besojmë në dërgimin e Isait                                                                 si të dërguar.

E tepruan me Isain dy grupe:

1. Çifutët mashtruan kur thanë: “Ai është bir prej imorali, nuk është profet dhe u vra me ligj.” Ai nuk u vra, por Allahu e ngriti atë dhe u vra përngjasuesi i tij.

2. Të krishterët  thanë: “Ai është bir i Allahut, i treti të tretëve.” Mashtruan për atë që thanë.

Thënia: “Rob i Allahut” është përgjigje ndaj të krishterëve që thonë se ai është biri i Zotit.

Thënia: ”i dërguar i Tij” Është përgjigje ndaj çifutëve, të cilët nuk e pranojnë si profet.

Thënia : “fjalë e Tij që e hodhi mbi Merjemen” Allahut ia drejtoi asaj “Bëhu” dhe u bë. Allahu thotë: “Vërtet, çështja e Isait tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, pastaj atij i tha “Bëhu” dhe ai u bë.”  Ali Imran, 59.

Thënia: “dhe shpirt prej Tij”. Shpirti është krijim prej krijimeve të Allahut të cilin ia dha Isait. Isai ishte trup me shpirt. Allahu thotë: “Mesihu, i biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar, para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë. Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit e tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si i kthejnë shpinën.” Maide, 75.

Thënia: ”prej Tij”. Me këtë kanë humbur të krishterëtpasi menduan se ai është pjesë prej Allahut. Humbën veten dhe të tjerët. U janë verbuar zemrat, pasi dihet që Isai hante dhe pinte gjithashtu çifutët thoshin se e kryqëzuan. A mundet ajo që është pjesë prej Zotit të veçohet nga Zoti, të hajë dhe të pijë, të pretendohet se vritet dhe kryqëzohet?! Padyshim, shpirti është krijim i Allahut.

Thënia: “xheneti është hak”. Hyrja në xhenet ndahet:

1. Hyrje e plotë, pa u dënuar më parë, për atë që plotëson veprat.

2. Hyrje jo e plotë, pasi është ndëshkuar për atë që lë mangët veprën.

Besimtarit që i dominojnë të këqijat ndaj të mirave, nëse do Allahu e ndëshkon në bazë të veprës së tij, nëse do nuk e ndëshkon.

Në hadithin e Itban bin Malik thuhet: “Vërtet, Allahu ia bën haram zjarrin atij që thotë: ‘Nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton veç Allahut dhe kërkon me të fytyrën e Allahut ”. Buhari dhe Muslimi.

Ai që kërkon fytyrën e Allahut, patjetër duhet të punojë me qëllim që ta arrijë atë. Disa selefë në thënien e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!): “Çelësi i xhenetit është fjala: nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut”. Shënon Buhari. Kanë thënë: “Kush vjen me çelësin pa dhëmb nuk do t’i hapet.

Shejhul Islam thotë: “Kërkuesi duhet të plotësojë mjetet e kërkimit, nëse i plotëson ato, i ndalohet zjarri. Nëse vjen me gjëra mangët edhe kërkimi është i mangët dhe ndalimi i hyrjes në zjarr është i tillë, njësimi e ndalon qëndrimin e tij në zjarr përgjithmonë. Kush kryen marrëdhënie intime të paligjshme, pi alkool ose vjedh gjatë kryerjes së këtyre veprimeve dhe thotë: ‘Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe me të kërkojë fytyrën e Allahut’ mashtron në pretendimin e tij. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Amoralisti gjatë kryerjes së imoralitetit nuk është besimtar …” Buhari dhe Muslimi.

Ky hadith i jep përgjigje murxhive të cilët thonë: “Mjafton thënia nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut”, pa kërkuar fytyrën e Tij. Gjithashtu i jep një përgjigje hauarixhëve dhe mutezilëve të cilët thonë: “Vepruesi i këtyre mëkateve të mëdha është përgjithmonë në zjarr.” Në të vërtetë, ai që vepron këto të ndaluara meriton ndëshkimin, por nuk është përgjithmonë në zjarr.

Transmetohet nga Ebi Seid el Hudri –kënaqësia e Allahut qoftë me të!- se (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Ka thënë Musai alejhi selam: ‘O Zot! Më mëso një gjë që të përmend Ty dhe të lutem Ty me të.’ Tha: ‘Thuaj, o Musa: Nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut.’ Musai tha: ‘O Zot, të gjithë robërit e Tu e thonë këtë.’ Tha: ‘O Musa, sikur shtatë qiejt dhe çfarë ka në to dhe shtatë tokat të jenë në një krah dhe la ilahe il Allah në një krah, do të anoj te  la ilahe il lallah.” Ibn Hibani dhe Hakim.

Transmetohet nga Enesi –kënaqësia e Allahut qoftë me të!- i cili thotë se ka dëgjuar profetin (Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) të thotë: “Allahu thotë: ‘O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me gabime sa toka, më takon Mua dhe nuk më ke bërë shok në adhurim, do të të jap ty sa toka falje gjynahesh”.  Shënon Tirmidhiu.

 Përgatiti: Erion Sula/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit