-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Arabia Saudite: Sivjet më pak haxhillerë

Më të lexuarat

Autoritetet fetare në Arabinë Saudite miratuan një kërkesë nga qeveria për të reduktuar numrin e pelegrinëve në Haxhin e sivjetmë, për të lejuar punën në zgjerimin e Xhamisë së Madhe të Mekës.

Vendimi për të reduktuar numrat nga brenda Arabisë Saudite dhe nga jashtë saj, vjen pasi autoritetet e Mbretërisë thanë se po bëjnë të pamundurën që të përmbajnë virusin e ri të ngajshëm me SARS, i cili në Arabi Saudite ka shkaktuar 34 viktima.
Vitin e kaluar, më shumë se 3 milion pelegrinë udhëtuan për në Mekë për të kryer haxhin, pasi të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë atë të paktën një herë në jetën e tyre, nëse ata janë të aftë.
Mbreti Abdullah mbart titullin e Nikoqirit zyrtar të Dy Xhamive të Shenjta.
Në deklaratat e bëra nga agjencia zyrtare saudite, Këshilli i Lartë Gjyqësor tha se reduktimi në numër i pelegrinëve ishte legjitim për të garantuar sigurinë, ndërsa puna është kryer për të lejuar më shumë pelegrin në të ardhmen.
Deklarata të ngjashme janë bërë nga zyrtarët e lartë në xhaminë e Profetit a.s në Medinë dhe Xhaminë e Madhe në Mekë.
Arabia Saudite deri tani ka pasur 62 raste të konfirmuara të virusit, një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes, nga i cili 34 pacientë vdiqën.
Këtë vit haxhi do të jetë në tetor, por pelegrinët do të vizitojnë Mekën edhe në korrik, gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit