Presidenti amerikan Barack Obama u bëri thirrje të enjten vendeve anembanë botës, të dekriminalizojnë homoseksualitetin, një ditë pasi Gjykata Supreme në SHBA “firmosi” një fitore të madhe për përkrahësit e martesave të të njëjtës gjini.
Cdo grup individësh ka një të drejtë ndaj pikëpamjeve të veta, tha Obama, ndaj dhe ky diversitet duhet respektuar, “por, kur vjen puna se si shteti i trajton njerëzit, se si ligjet i trajtojnë njerëzit, besoj se cdokush duhet trajtuar në mënyrë të barabartë”.
Ai foli në një konferencë për shtyp me presidentin Macky Sall, i Senegalit, një vend ku homoseksualiteti është i jashtëligjshëm.
“Pavarësisht racës, besimit, gjinisë, orientimit seksual… njerëzit duhen trajtuar në mënyrë të barabartë. Ky është një princip për mua, që duhet të aplikohet universalisht”, tha Obama.
Kjo deklaratë erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje të CNN, se pse ai po ushtronte presion ndaj Sall për këtë cështje. Obama tha se ky problem nuk u diskutua në bisedime, por cështja se si gay-t apo lesbiket trajtohen është ngritur në tërësi në të gjithë Afrikën. Megjithatë, Sall u përgjigj se vendi i tij nuk ka ende në plan të dekriminaliozjë homoseksualitetin.
“Senegal është një vend tolerant, i cili nuk diskriminon në aspektin e të drejtave të patjetërsueshme të njerëzimit”, tha ai. “Njerëzit nuk po refuzohen në punë, për shkak se është një gay. Por, ne ende nuk jemi gati ta dekriminalizojmë homoseksualitetin. Megjithatë, është e qartë se kjo nuk do të thotë se ne jemi homofobë”.
Sall iu kthye më pas një tjetër cështjeje, e cila diferencon dy vendet: ndëshkimi kapital. “Në vendin tonë, ne e kemi shfuqizuar atë prej vitesh. Por, ne kemi respekt për zgjedhjet e secilit vend”, përfundoi presidenti i Senegalit. / Tch/kohaislame