Serbët duhet që gjatë Vidovdanit të jenë të përmbajtur. Edhe Policia e Kosovës duhet të jetë e përmbajtur, ndërsa shqiptarët të sillen si mikpritës të mirë. Nuk besoj se do të përsëriten skenat e vitit të kaluar, kur femrave ua hoqën fanellat, thotë ambasadori gjermane në Kosovë, Peter Blomeyer.
“Serbët do t’i porosisja se kjo është një festë fetare, një përkujtim për të rënët në betejën e famshme të vitit 1380 dhe shënim i kontributit të Serbisë në mbrojtje të krishterimit. Ky është kuptimi i kësaj dite. Por, ngarkohet me konotacione të shekullit XX, ndaj mendoj se të premten, kur presimin vendimin për fillimin e negociatave të Serbisë me BE, mund të kemi edhe një konotacion pozitiv evropian të kësaj dite”, ka thënë ai për Vesti, duke shtuar se duhet të merren mësimet nga viti i kaluar dhe që kjo ngjarje të jetë pozitive.
“Pala serbe duhet të tregojë përmbajtje dhe të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje njerëz të dehur të cilët normalisht nuk festojnë festa fetare… Sa i përket teksteve në fanella, policia e di se çka është e pranueshme e çka jo… Nëse ka fanella të tilla me mbishkrim fyes, atëherë do t’i marrin të bardha për t’i veshur mbi to”. /Telegrafi/