-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nenad Gjuriq, komandant i policisë në veri

Më të lexuarat

Nenad Gjuriq pritet të jetë komandanti i policisë serbe në veri.

Ky emër është caktuar nga pala serbe gjatë bisedimeve në Bruksel, ndërsa nesër pritet të propozohet nga policia e Kosovës.

Gjuriq nuk i ka pasur punët mirë me policinë e Kosovës.
Kjo, pasi gjatë kohës sa ai kishte qenë komandantë i policisë në Zveçan, ishte suspenduar dy herë nga ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi, transmeton orainfo.

Herën e parë për shkak të ofrimit të sigurisë të një zyrtari të lartë serbë gjatë vizitës në Kosovë, ndërsa herën tjetër për shkak të refuzimit të heqjes së tabelave serbe nga automobili të cilin e drejtonte.

Komandanti serb për policinë në veri emërohet deri nesër

Prishtinë, 24 qershor – Komandanti rajonal  i policisë për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, duhet të emërohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ky emërim nuk ka ndodhur ende.

Kështu i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, duke mohuar deklaratën e zëvendës-kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, të cituar nga mediet serbe se “komandanti është emëruar nga pala serbe”.

“ Në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore , në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikën 9 është e precizuar që komandanti rajonal për katër komunat me shumicë serbe, emërohet nga Ministria e Punëve të brendshme e Republikës së Kosovës…”

“Sot gjatë ditës ose më së largu deri nesër, Ministria e Brendshme e Kosovës do ta emërojë komandantin”, ka thënë zëvendës-kryeministrja Tahiri.

Ajo gjithashtu ka shtuar se në fakt, emërimi do të bëhet për ushtrues të detyrës së komandantit të policisë për rajonin e veriut dhe pas zgjedhjeve lokale në vend, atëherë do të emërohet komandanti me mandatin që i takon një komandanti të policisë.koha/ kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit