Qytetarët gjermanë me origjinë turke i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për të qenë të bashkuar dhe në unitet me njëri-tjetrin në prag të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.
Turqit e Gjermanisë reflektojnë pozitivisht ndaj thirrjes së Erdoanit
Partia e krijuar nga turqit, Aleanca për Novacion dhe Drejtësi (BIG), i ka bërë apel për bashkim Aleancës së Demokratëve Gjermanë (ADD), një parti e krijuar kryesisht nga emigrantët turq dhe që kërkon vota me afishe të Presidentit Erdoan.
“Jemi të detyruar t’ua prishim lojën atyre që duan të diskreditojnë presidentin tonë. Nëse do të jetë e nevojshme, ne jemi gati të sakrifikojmë edhe kolltukun tonë për këtë”, thotë lideri i BIG-ut, Haluk Jëlldëz (Haluk Yıldız).
Në rast se nuk realizohet koalicioni me ADD-në, atëherë BIG nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet federale të 24 shtatorit, për të ruajtur kështu kompakt votat e emigrantëve, shtoi ai.
Gjithsesi udhëheqja e kësaj force politike kërkon nga votuesit turq që të dalin patjetër në zgjedhje, por të mos votojnë për partitë që janë armike të Turqisë.
Deri të dielën partia BIG pret një përgjigje nga ADD-ja në lidhje me bashkimin parazgjedhor.