Përbërësit e mollës mund të forcojnë sistemit imun dhe të ndihmojnë organizmin të luftojë sëmundje të ndryshme.
Hulumtimet e realizuara në kafshë eksperimentale kanë treguar se pektina, një lloj sheqeri me të cilin është veçanërisht e pasur molla, ul gjendjet inflamatore të lidhura me mbipeshën dhe të stimulon sistemin mbrojtës të organizmit.
Rezultatet e studimeve kanë treguar se grupi i kafshëve eksperimentale që ka konsumuar pektinë ka qenë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe janë shëruar shumë më shpejt, pas injektimit të një endotoksine e cila ka nxitur sëmundje, krahasuar me grupin që nuk ka konsumuar këtë lëndë.
Sipas autorëve të studimit, përbërësi i mollës stimulon organizmin të prodhojë disa proteina anti-inflamatore dhe imuno-stimuluese.kohaislame