-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ischinger, skpetik që marrëveshja mund të realizohet plotësisht

Më të lexuarat

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, ish përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës, është skeptik që marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës mund të realizohet plotësisht.

Ishinger, që aktualisht është anëtar i bordit drejtues të Rrjetit Evropian për Lidership, paralajmëron ditë të vështira për implementuesit e marrëveshjes.Përtej vendimeve të dhimbshme, Wolfgang Ischinger thotë se përvoja e konflikteve tregon që nëse duhet paqe mes fqinjëve duhen edhe kompromise. Në një intervistë për Radio Kosovën ai thotë se ka ardhur koha t’i vihet mur identifikimit të Kosovës me krimin, konfliktin ndëretnik, korrupsionin dhe trafikimin.

“Jam i shqetësuar dhe skeptik që implementimi i kësaj marrëveshje do të jetë i vështirë dhe mund të shkoj shumë zvarrë. Tani pyetja qenësore është a mundet kjo marrëveshje të jetë plotësisht e zbatueshme. Shihet që nuk është e lehtë as në letër. Është e vështirë sidomos nëse flasim për vatrën e gjithë brengës që është territori verior i Kosovës, pra Mitrovica e veriut. Kjo është përpjekja për të punuar në javët, muajt dhe shpresojmë jo vitet në vazhdim”, ka thënë Ischinger.

Për kompromiset dhe leksionet nga historia ai dëshiron të flas për historinë e Gjermanisë dhe Francës.

“Shumë njerëz në Kosovë mund të thonë pse ne duhet të bëjmë aq shumë kompromise me serbët. Ne gjermanët bëmë paqe me Francën ndonëse një pjesë e madhe e territorit tonë nuk ishte më e Gjermanisë, por e Francës dhe ishte shumë e dhimbshme në atë kohë. Sot 50 vjet më vonë nuk ka më dallime, nuk ka as kufij midis Francës e Gjermanisë. Mësimet nga historia tregojnë që të provojmë të punojmë tutje. Do të jetë gabim për të dyja palët nëse nuk i japin fuqi zbatimit të marrëveshjes sepse është shansi i vetëm për momentin”, ka thënë Ischinger.

Por, Ishinger mbetet ende të nuancat e opsionit të dy Gjermanive si model për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Serbisë edhe përtej asaj që një marrëveshje është nënshkruar. Sipas tij, kjo marrëveshje nuk i zgjidh të gjitha problemet mes Kosovës dhe Serbisë, por krijon kushte për bashkëpunim./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit